presidentja osmani kerkon serish nga kallas heqjen e sanksioneve 68d4f1a0044d7

Presidentja Osmani kërkon sërish nga Kallas heqjen e sanksioneve

September 25, 2025
1 minut lexim

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Kaja Kallas në Nju Jork.

Sipas Osmanit, në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.

Ndër të tjera, e para e vendi thotë se Kallasit ia ritheksoi edhe një herë domosdoshmërinë e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës.

“Në New York, takova përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, me të cilën diskutuam mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon”.

“Integrimi i Kosovës në BE mbetet ndër prioritetet tona kryesore shtetërore. Në këtë frymë, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po i dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë, pa përjashtim.  Kosova mbetet e vendosur për paqe dhe stabilitet afatgjatë”, ka shkruar Osmani.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arteta tregon kur rikthehet havertz 68d4f194ed976
Lajmi i mëparshëm

​Arteta tregon kur rikthehet Havertz

nga tenderi te transferimi i aksioneve si u ndertua skema qe coi erion isain ne spak 68d4f24442020
Lajmi i radhës

Nga tenderi te transferimi i aksioneve/ Si u ndërtua skema që çoi Erion Isain në SPAK

Të fundit nga

ShkoLartë