presidentja osmani dhe afati kushtetues qarri zbardh skenarin qe mund te ndodhe 6957cb7e4dd22

Presidentja Osmani dhe afati kushtetues, Qarri zbardh skenarin që mund të ndodhë

January 2, 2026
min lexim

Mandati i presidentes së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, përfundon më 4 prill të vitit 2026 dhe sipas Kushtetutës së vendit, presidentja duhet të zgjidhet më së voni deri më 4 mars, përkatësisht 30 ditë para përfundimit të mandatit aktual. 

Në këtë kontekst, deklarimi i presidentes Osmani se synon edhe një mandat të dytë, ka hapur debat publik dhe politik, por sipas analistit politik Gani Qarri, ky synim është jo vetëm i arsyeshëm, por edhe i domosdoshëm për interesin shtetëror të Kosovës.

Qarri vlerëson se, duke qenë se deri më tani nuk ka asnjë kandidat tjetër serioz që pretendon postin e të parit të shtetit, kërkesa e presidentes Osmani për një mandat të dytë vjen pas një mandati të suksesshëm dhe me rezultate konkrete.

Image

Gani Qarri

“Pas një mandati shumë të suksesshëm si një nga presidentet më me renome që ka pasur Kosova, kërkesa e saj për një mandat të dytë është e arsyetuar me argumente shumë bindëse dhe në mënyrën më të mirë të mundshme. Ajo me të drejtë synon postin e Presidentes dhe duhet të mbështetet nga të gjithë edhe për një mandat tjetër”, thekson Qarri për “Bota sot”.

Ai kujton se zgjedhjet e fundit të parakohshme kanë prodhuar një rezultat të favorshëm për krijimin e institucioneve të qëndrueshme dhe një qeverie stabile për katër vitet e ardhshme, duke ulur rrezikun e bllokadave politike që kanë karakterizuar të kaluarën.

“Sado që para zgjedhjeve partitë opozitare shfaqnin luhatje, numërimi i votave të diasporës mund të sjellë ndryshime minimale, por tashmë besoj se opozita ka marrë mend dhe nuk do të hyjë në aventura të reja për ta çuar vendin sërish në zgjedhje”, vlerëson ai.

Sipas Qarrit, opozita nuk ka asnjë arsye reale për të mos e mbështetur rizgjedhjen e një presidenteje që ka dëshmuar sukses të jashtëzakonshëm në politikën e jashtme dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

“Nuk ka asnjë arsye që të mos e mbështesin kandidaturën e një zonje brilante dhe jashtëzakonisht të suksesshme, e cila vetëm brenda këtij viti i solli Kosovës katër njohje të reja ndërkombëtare”, thekson Qarri.

Ai nënvizon se presidentja Osmani ka arritur të ruajë në mënyrë të shkëlqyer baraspeshën politike të Kosovës edhe në planin e jashtëm, duke kultivuar marrëdhënie të drejtpërdrejta dhe të respektuara me liderët më të fuqishëm botërorë.

“Ajo ka ndërtuar kontakte të shkëlqyera me udhëheqësit kryesorë ndërkombëtarë, nga shefi i NATO-s, Mark Rutte, e deri te presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Është pritur me respekt dhe dashamirësi, duke nderuar vendin dhe duke ngritur imazhin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”, shprehet Qarri.

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit politike, analisti thekson se pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, opozita nuk gjendet më në pozitë që të krijojë bllokadë për zgjedhjen e presidentes.

“Votimi i Dr. Vjosa Osmanit për mandatin e dytë është plotësisht real. Opozita nuk ka më fuqi ta bllokojë procesin pa e dëmtuar rëndë vetveten”, vlerëson ai.

Qarri rikujton se, sipas Kushtetutës, në dy raundet e para për zgjedhjen e presidentes nevojiten 80 vota në Kuvend, ndërsa në raundin e tretë mjaftojnë 61 vota, por me kushtin që në sallë të jenë të pranishëm së paku 80 deputetë.

“Pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, deputetët janë të detyruar të qëndrojnë në sallë dhe kuorumi nuk guxon të rrezikohet. Madje, besoj se nuk do të ketë nevojë të shkohet as në raundin e tretë për një personalitet si Dr. Vjosa Osmani”, thotë Qarri.

Sipas tij, rizgjedhja e Osmanit do të ishte zgjidhja më e mirë për vendin dhe do ta shmangte një skenar të ri zgjedhjesh të parakohshme, që do ta lodhnin edhe më tej elektoratin.

“Në të kundërtën, vendi do të detyrohej sërish të shkojë në zgjedhje të reja, ku më së keqi do ta pësonin pikërisht partitë që kanë humbur edhe në këto zgjedhje”, paralajmëron ai.

Në fund, Qarri ndalet edhe te deklarimi i presidentes Osmani se, nëse nuk rizgjidhet, ajo mund t’i rikthehet politikës aktive. Sipas tij, kjo do të hapte një kapitull të ri, veçanërisht për LDK-në.

“Kosovës nuk i duhen parti të reja, por emra të rinj të dëshmuar. Dr. Vjosa Osmani do të ishte zgjidhja ideale për ta udhëhequr LDK-në, për ta rikthyer frymën rugoviane dhe për ta kthyer këtë parti në rrugën e suksesit”, përfundon Gani Qarri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

akuzohet se perdhunoi dhe la shtatzene te mituren 12 vjece lihet ne burg i moshuari ne pogradec 6957cb23e70d0
Lajmi i mëparshëm

Akuzohet se përdhunoi dhe la shtatzënë të miturën 12 vjeçe, lihet në burg i moshuari në Pogradec

trump shpreh mbeshtetje per protestuesit iraniane 6957cb940d08e
Lajmi i radhës

Trump shpreh mbështetje për protestuesit iranianë

Të fundit nga

Trump shpreh mbështetje për protestuesit iranianë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe një zyrtar i lartë i sigurisë në Iran kanë shkëmbyer deklarata kërcënuese, teksa protestat ekonomike po përhapen në disa pjesë të Republikës Islamike, duke
ShkoLartë