Presidentja Osmani: 2 Korriku i vitit 1990, dita kur u hodhën themelet e Republikës

July 2, 2025
1 minut lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kujtoi 2 Korrikun e vitit 1990 të shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, duke vlerësuar se ishte akt historik.

“2 Korriku i vitit 1990, dita kur u hodhën themelet e Republikës

Sot kujtojmë me krenari Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut, të shpallur nga 114 delegatë të Kuvendit të Kosovës para dyerve të këtij institucioni të mbyllura dhunshëm nga regjimi kriminal i Serbisë.

Me këtë akt historik, i cili i parapriu Kushtetutës së Kaçanikut më 7 shtator, gra e burra, sfiduan regjimin dhe i dhanë zë vullnetit të popullit për Kosovën Republikë, duke e hapur rrugën drejt pavarësisë dhe lirisë.

Kjo ditë guximi dhe vizioni mbetet themel i shtetësisë sonë.

Nderim i përhershëm për delegatët e 2 Korrikut, trasuesit e ëndrrës për Kosovën e lirë dhe sovrane’, shrkoi në Facebook, presidentja Osmani .

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

​Dita Botërore e Gazetarëve të Sportit

Të fundit nga

​Dita Botërore e Gazetarëve të Sportit

Në botë ka shumë ngjarje sportive që njerëzit i përcjellin me pasion. Falë gazetarëve të sportit, miliona fansa në gjithë botën marrin informacione për klubin apo sportin e preferuar. Dita Botërore e
ShkoLartë