presidentja e maqedonise se veriut te turperuar nga thirrjet anti shqiptare ne kumanove 6891c25a5cd6c

Presidentja e Maqedonisë së Veriut: Të turpëruar nga thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë

August 5, 2025
1 minut lexim

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ka thënë se populli maqedonas është i turpëruar nga thirrjet fashiste ndaj shqiptarëve, nga tifozët në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë dhe Rumanisë në fundjavë në qytetin e Kumanovës.
“Për shkak të analfabetizmit tonë sportiv, që ndodh për të kush e di të satën herë, me të drejtë nuk ndalen reagimet ndaj incidentit të tmerrshëm në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, ku disa tifozë të papërgjegjshëm qëlluan me plumba urrejtjeje ndaj bashkëqytetarëve tanë shqiptarë — por në fakt, na goditën të gjithëve, madje edhe vetveten, dhe sërish jemi të turpëruar”, ka shkruar ajo në Facebook.

Siljanovska Davkova ka thënë se Maqedonia nuk do të lejojë më që arenat sportive të kthehen në “arena tifozësh gladiatorësh”. Sipas presidentes maqedonase, mësimi i parë se “si të brohorasësh” mësohet në shtëpi e më pas në shkolla. Ajo ka thënë se shteti duhet t’u kundërvihet urrejtjes së tifozëve dhe të mësojë se si të brohorasin. Sipas saj, Maqedonia e Veriut ka nevojë për “një alfabet të brohoritjes si kënaqësi sportive”.

“Maqedoni e pastër”, “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, janë disa nga parullat e kënduara nga tifozët vendas, thirrje të lidhura me retorikën naziste të shfarosjes. Thirrjet u bënë në praninë e kryeministrit maqedonas e zyrtarëve të lartë shtetërorë.
Ndërkohë Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë i ka nisur hetime lidhur me elementet e një vepre të mundshme penale, që lidhet me thirrje që përmbajnë gjuhë të urrejtjes.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sekuestrohen 5 vetura sportive e luksoze ne struge mpb benin zhurme ne nje tubim me rreth 120 vetura 6891c256ccdc8
Lajmi i mëparshëm

Sekuestrohen 5 vetura sportive e luksoze në Strugë, MPB: Bënin zhurmë në një tubim me rreth 120 vetura

konkurse per bursa per nxenes nga gjimnazi matematikor informatikor dhe akademia sportive per vitin 2025 2026 6891c77e55ec7
Lajmi i radhës

Konkurse për bursa për nxënës nga Gjimnazi Matematikor – Informatikor dhe Akademia Sportive për vitin 2025-2026

Të fundit nga

ShkoLartë