presidenti sirian largohet nga shtepia e bardhe pas bisedimeve historike me trump 69124077360ef

​Presidenti sirian largohet nga Shtëpia e Bardhë pas bisedimeve historike me Trump

November 10, 2025
1 minut lexim

Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa u largua nga Shtëpia e Bardhë të hënën pas gati dy orësh bisedimesh me homologun e tij amerikan Donald Trump dhe zyrtarë të lartë.

Kjo ishte vizita e parë e një udhëheqësi sirian në Shtëpinë e Bardhë që kur Siria fitoi pavarësinë 79 vjet më parë, raporton KosovaPress.

Sharaa dhe Trump pritej të përqendroheshin në heqjen e sanksioneve të vendosura nga SHBA-të gjatë sundimit të regjimit të Bahasr al-Assad që shkatërruan ekonominë siriane, përpjekjet për ta futur zyrtarisht Damaskun në koalicionin anti-ISIS dhe bisedimet e mundshme për normalizimin me Izraelin – një nga qëllimet e deklaruara të Trump.

Shtëpia e Bardhë nuk dha menjëherë asnjë deklaratë zyrtare të takimit.

Emisari special i SHBA-së për Sirinë dhe ambasadori në Turqi, Tom Barrack, tha javën e kaluar në Bahrejn se Sharaa pritet të nënshkruajë një dokument me Trump që Siria t’i bashkohet koalicionit anti-ISIS. Nuk është e qartë nëse është arritur një marrëveshje pas dyerve të mbyllura.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

raketa e vogel per te mbrojtur evropen nga dronet e rusise 69124031f40c8
Lajmi i mëparshëm

​Raketa e vogël për të mbrojtur Evropën nga dronët e Rusisë

dy te vrare dhe 5 te plagosur masakra e kretes risjell dhe njehere ne vemendje debatin e armembajtjes ne greqi 69124225dfc0d
Lajmi i radhës

Dy të vrarë dhe 5 të plagosur, masakra e Kretës risjell dhe njëherë në vëmendje debatin e armëmbajtjes në Greqi

Të fundit nga

ShkoLartë