presidenti sirian do te vizitoje uashingtonin ne nentor pritet ti bashkohet koalicionit nderkombetar kunder isis 690664a55880f

Presidenti sirian do të vizitojë Uashingtonin në nëntor, pritet t’i bashkohet koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS

November 1, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Sirisë, Ahmad al Shara, do të vizitojë Shtetet e Bashkuara gjatë muajit nëntor, njoftoi i dërguari amerikan Tom Barak.

Ai shpreson që udhëheqësi sirian t’i bashkohet koalicionit ndërkombëtar kundër organizatës terroriste “Shteti Islamik” (ISIS).

Gjatë një konference në Bahrein, Barak konfirmoi se vizita në Uashington do të zhvillohet dhe shtoi se pret që al Shara të bëhet pjesë e aleancës kundër ISIS-it.

Kjo do të jetë vizita e parë e presidentit sirian në kryeqytetin amerikan, dhe e dyta në SHBA pas pjesëmarrjes së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, në shtator.

Ahmad al Shara mori pushtetin në dhjetor 2024, pas rrëzimit të Bashar al Asadit, dhe u takua për herë të parë me Donald Trump në maj në Riad, ku presidenti amerikan premtoi të lehtësojë disa nga sanksionet ndaj Damaskut.

Aktualisht, Siria nuk është pjesë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA, i krijuar në vitin 2014 për të luftuar ISIS-in, organizatë që kontrollonte rreth një të tretën e territorit të Sirisë dhe Irakut në kulmin e saj.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

antarktida ishte 12 grade celsius me e ngrohte 6 milione vjet me pare 690662f399c2d
Lajmi i mëparshëm

Antarktida ishte 12 gradë Celsius më e ngrohtë 6 milionë vjet më parë

heidi klum nje meduze monstruoze ne festen vjetore te halloween it 69066af1e4469
Lajmi i radhës

Heidi Klum, një “meduzë monstruoze” në festën vjetore të Halloween-it

Të fundit nga

ShkoLartë