presidenti polak nawrocki u nderua me nje fluturim simbolik mbi shtepine e bardhe 68b92716906dd

Presidenti polak, Nawrocki u nderua me një fluturim simbolik mbi Shtëpinë e Bardhë

September 4, 2025
min lexim

Sot, Presidenti i 47të i SHBA, Donald J. Trump ka mirëpritur Presidentin Polak Karol Nawrocki, i cili quhet “Trumpi Polak”, me një fluturim ushtarak mbi Shtëpinë e Bardhë! 

Presidenti Trump e mbështeti fuqimisht Presidentin Nawrocki, në zgjedhjet e fundit Polake, dhe ata janë miq dhe aleatë të ngushtë.

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, u prit në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ku u nderua me një fluturim simbolik mbi Shtëpinë e Bardhë të avionëve ushtarakë F-16 dhe F-35, që konsiderohet si një pritje e veçantë.

Ky event ndodhi rreth orës 11:00 të mëngjesit, si shenjë e forcimit të lidhjeve midis dy vendeve dhe për të nderuar një pilot polak luftarak që humbi jetën në një aksident në gusht. 

Nawrocki, i zgjedhur rishtas president i Polonisë, realizoi vizitën e parë jashtë vendit për të promovuar bashkëpunimin ushtarak dhe praninë e fortë amerikane në Poloni. 

Formacioni “missing man” me katër F-16 u krye nga piloti i Gardës Ajrore të DC-së, ndërsa katër F-35 erdhën nga Baza Ajrore Tyndall në Florida. Ky nuk është hera e parë që një president polak nderohen me fluturim të tillë në Shtëpinë e Bardhë; një rast i ngjashëm ndodhi në vitin 2019 me Presidentin Andrzej Duda, po nga Donald Trump.

Gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë më 3 shtator 2025, Presidenti polak Karol Nawrocki foli pozitivisht për Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, duke theksuar forcën e marrëdhënieve bilaterale dhe rolin e Trump në forcimin e sigurisë polake. Ai tha se 10 milion polak aq sa janë në SHBA, votuan për Donald Trump.

Sipas raporteve nga takimi i tyre në Zyrën Ovale, Nawrocki deklaroi se kjo është “hera e parë në historinë polake që polakët janë të lumtur të kenë trupa të huaja në Poloni”, duke iu referuar pranisë së forcës ushtarake amerikane në vendin e tij, e cila, sipas tij, nuk do të hiqet dhe mund të rritet. 

Ai theksoi se Polonia nuk është një “free rider” në NATO, pasi shpenzon 4.7% të PBB-së për mbrojtje dhe synon të arrijë objektivin e ri prej 5%, duke falënderuar Trump për mbështetjen e tij të mëparshme gjatë fushatës elektorale polake. 

Nawrocki gjithashtu përmendi se kishte diskutuar me Trump për rritjen e numrit të trupave amerikane në Poloni, duke e cilësuar Trump si një aleat kyç për sigurinë e vendit të tij kundër kërcënimeve nga Rusia. 

Këto deklarata u bënë në prani të gazetarëve, ndërsa Trump e lavdëroi Nawrockin për fitoren e tij elektorale dhe konfirmoi se nuk ka plane për të tërhequr trupat nga Polonia

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

volkswagen ul prodhimin e id 4 ne shba pasi shitjet nuk kane arritur pritshmerite e kompanise 68b926cf5a4a1
Lajmi i mëparshëm

Volkswagen ul prodhimin e ID.4 në SHBA pasi shitjet nuk kanë arritur pritshmëritë e kompanisë

perbetimi kunder shba detyra vellazerore dhe bashkimi analiza e dw xi putin dhe kim nje treshe kunder perendimit 68b928c6e1205
Lajmi i radhës

Përbetimi kundër SHBA, detyra vëllazërore dhe bashkimi/ Analiza e DW: Xi, Putin dhe Kim, një treshe kundër Perëndimit

Të fundit nga

ShkoLartë