presidenti me i vjeter ne bote betohet per mandatin e tete ne pushtet qendron prej 43 vitesh 690ce0059bc9b

Presidenti më i vjetër në botë betohet për mandatin e tetë, në pushtet qëndron prej 43 vitesh

November 6, 2025
1 minut lexim

Paul Biya, 92-vjeçari udhëheqës i Kamerunit, ka betuar për një mandat tjetër shtatëvjeçar si president, duke vazhduar dominimin e tij për më shumë se katër dekada në pushtet.

Ceremonia e betimit u zhvillua në parlamentin e Kamerunit në kryeqytetin Yaoundé, pas një fushate zgjedhore të kontestuar dhe një fitoreje të diskutueshme.

Biya, që është lideri më i vjetër në botë, fitoi 54% të votave në zgjedhjet e muajit të kaluar, përballë rivalit të tij Issa Tchiroma Bakary, i cili mori vetëm 35% të mbështetjes. Megjithatë, Bakary e ka kundërshtuar rezultatin, duke e akuzuar administratën për mashtrim të zgjedhjeve, një akuzë që autoritetet e kanë mohuar.

Shpallja e fitores së Biyas shkaktoi protestat të dhunshme në të gjithë vendin, me tensione të shumta dhe përplasje me forcën e sigurisë. Autoritetet kanë njoftuar se katër persona janë vrarë në përleshjet e pas-zgjedhjeve, por disa burime nga Kombet e Bashkuara sugjerojnë se numri i të vdekurve mund të jetë deri në 48.

Pas shpalljes së rezultatit, lideri i opozitës, Issa Tchiroma Bakary, apeloi për një protestë paqësore me thirrjen “qëndroni në shtëpi”, që u pasua nga një bojkot masiv në qytetet e Garoua dhe Douala. Shumë rrugë mbetën të boshatisura, duke reflektuar mbështetje për thirrjen e tij.

Mandati i ri i Biyas do ta mbajë atë në pushtet deri në vitin 2032, duke thelluar dominimin e tij gjatë një periudhe ku shumë prej kritikëve të tij kërkojnë reforma politike dhe rritje të transparencës zgjedhore.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

polonia do ti stervite ushtarakisht rreth 400 000 njerez 690cde5417b04
Lajmi i mëparshëm

Polonia do t’i stërvitë ushtarakisht rreth 400.000 njerëz

avokatja e popullit shkon tek erion veliaj ne burg viziton edhe lefter koken 690ce3138d392
Lajmi i radhës

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën

Të fundit nga

ShkoLartë