presidenti malazez kerkon shkarkimin e gjeloshajt gjekmarkaj retorika kercenuese 6890698dde343

Presidenti malazez kërkon shkarkimin e Gjeloshajt! Gjekmarkaj: Retorika kërcënuese..

August 4, 2025
min lexim

Përmes një deklarate publike, nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj ka reaguar në lidhje me retorikën kërcënuese ndaj zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, nga Presidenti i Republikës së Malit të Zi, Jakov Milatović.



Gjekmarkaj në deklaratën e tij e cilëson këtë qasje si “cenim të drejtpërdrejtë të përfaqësimit të shqiptarëve në Mal të Zi”, duke theksuar se komuniteti shqiptar në Tuz dhe më gjerë ka qenë dhe mbetet një faktor thelbësor në demokratizimin dhe orientimin perëndimor të Malit të Zi.

“Çdo sulm me retorikë kërcënuese ndaj një përfaqësues autentik si z. Nik Gjeloshaj, dhe aq më tepër kur vjen nga vetë Presidenti i Republikës, është jo vetëm preokupues, por përbën një cenim të përpjekjeve shqiptaro-malazeze për një shoqëri demokratike, gjithëpërfshirëse dhe europiane,” thuhet në reagimin e Nënkryetarit të Kuvendit.

Gjithashtu përëmes këtij reagimi, Gjekmarkaj bën thirrje për ndërhyrje institucionale nga autoritetet shqiptare, duke i kërkuar Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme të ndjekin me vëmendje zhvillimet dhe të kërkojnë sqarime zyrtare nga autoritetet e Malit të Zi.

Deklaratë e Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Agron Gjekmarkaj

Shqiptarët në Mal të Zi, malsorët dhe qytetarët e Tuzit, kanë qenë dhe mbeten një faktor thelbësor në proceset demokratizuese dhe integruese të Malit të Zi.

Ata kanë kontribuar me përgjegjësi dhe vizion në forcimin e bashkëjetesës ndëretnike, në stabilitetin institucional dhe në orientimin perëndimor të vendit.

Pikërisht për këtë arsye, çdo sulm me retorikë kërcënuese ndaj një përfaqësuesi autentik e autokton si z. Nik Gjeloshaj, personalitet perfaqesues me integritet, Zëvendëskryeministër i Malit të Zi, dhe aq më tepër kur vjen nga vetë Presidenti i Republikës, z. Jakov Milatović, është jo vetëm preokupues , por përbën një cenim të drejtpërdrejtë të përfaqësimit të shqiptarëve dhe të përpjekjeve të përbashkëta shqiptaro-malazeze për një shoqëri demokratike, gjithëpërfshirëse dhe europiane.

Në këtë kontekst, ftoj Qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të ndjekin nga afër këtë ngjarje, të kërkojnë sqarimet e nevojshme nga autoritetet malazeze dhe të mbështesin pa komplekse komunitetin shqiptar në Mal të Zi, në funksion të respektimit të standardeve demokratike dhe të përfaqësimit të drejtë dhe dinjitoz.

Nuk mund të ketë stabilitet afatgjatë dhe integrim europian në rajonin tonë pa barazi reale mes qytetarëve dhe pa respekt institucional për të gjithë komponentët kombëtarë të shteteve tona.

Shpreh mbështetjen time të palëkundur për z. Gjeloshaj dhe për të gjithë qytetarët shqiptarë në Mal të Zi. Është detyrë e çdo shteti serioz, përfshirë Shqipërinë, të mbrojë interesin kombëtar me dinjitet dhe me përgjegjësi, jo përmes retorikës, por përmes qëndrimeve të qarta dhe veprimit diplomatik.

 

 

 

 

 

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aktiv zjarri midis sllupcanit dhe vaksinces eshte perfshire bari i thate dhe pyll me vegjetacion te ulet 689067f257435
Lajmi i mëparshëm

Aktiv zjarri midis Sllupçanit dhe Vaksincës, është përfshirë bari i thatë dhe pyll me vegjetacion të ulët

fansat godasin ne fytyre dua lipen me bluza gjate kerkesave per autograf kengetarja reagon e nervozuar 68906cd6899e7
Lajmi i radhës

Fansat godasin në fytyrë Dua Lipën me bluza gjatë kërkesave për autograf, këngëtarja reagon e nervozuar

Të fundit nga

ShkoLartë