presidenti mahmoud abbas pershendet njohjen e palestines nga britania 68d01d3453ce3

Presidenti Mahmoud Abbas përshëndet njohjen e Palestinës nga Britania

September 21, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, ka reaguar sot pas vendimit historik të Mbretërisë së Bashkuar për të njohur shtetin e Palestinës.

Në një deklaratë zyrtare të lëshuar nga presidenca palestineze, Abbas e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm dhe të domosdoshëm drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.

“Presidenti i Shtetit të Palestinës, Mahmud Abbas, përshëndet shpalljen e njohjes nga Mbretëria e Bashkuar të shtetit të pavarur palestinez, duke e quajtur këtë një hap të rëndësishëm dhe të domosdoshëm drejt konkretizimit të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha ai.

Deklarata vjen pasi Britania, Kanadaja dhe Australia shpallën të dielën njohjen zyrtare të shtetit palestinez, në një lëvizje të përbashkët që sinjalizon një orientim të ri diplomatik nga fuqitë perëndimore drejt një zgjidhjeje me dy shtete në Lindjen e Mesme.

Presidenti Abbas ka qenë prej kohësh një mbështetës i fuqishëm i zgjidhjes me dy shtete dhe ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar të ndërmarrë hapa konkretë për të njohur të drejtat legjitime të popullit palestinez.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkencetaret paralajmerojne per nje kercenim te ri himalajat jane ne rrezik per shkak te 68d01cf5d3c50
Lajmi i mëparshëm

Shkencëtarët paralajmërojnë për një kërcënim të ri: Himalajat janë në rrezik për shkak të…!

abdixhiku ne kacanik betim shala nuk eshte larg njerezve por gjithmone prane tyre 68d0241508b1d
Lajmi i radhës

Abdixhiku në Kaçanik: Betim Shala nuk është larg njerëzve, por gjithmonë pranë tyre

Të fundit nga

ShkoLartë