presidenti kroat ne okb u bejme thirrje te gjitha shteteve te permbahen nga veprimet qe demtojne stabilitetin ne ballkan 68d547149774e

Presidenti kroat në OKB: U bëjmë thirrje të gjitha shteteve të përmbahen nga veprimet që dëmtojnë stabilitetin në Ballkan

September 25, 2025
1 minut lexim

Kroacia promovon marrëdhënie të mira fqinjësore dhe u bën thirrje të gjitha shteteve të përmbahen nga veprimet që dëmtojnë stabilitetin në Ballkan, tha presidenti i saj Zoran Milanoviq në New York, në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Milanoviq tha të mërkurën se Kroacia vazhdon të mbështesë dhe promovojë proceset legjitime politike si bazë për përparim në rajonin e Evropës Juglindore, raportoi zyra e tij.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk është një zgjidhje për të gjitha sfidat, por mbetet një nxitës i fortë i prosperitetit, gjë që është e dukshme në Kroaci. Ne promovojmë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe u bëjmë thirrje të gjitha shteteve të përmbahen nga veprimet që dëmtojnë stabilitetin në rajon”, tha Milanoviq.

Ai deklaroi se Kroacia “bën thirrje për respekt të plotë për rendin kushtetues, sovranitetin dhe barazinë e tre popujve përbërës” në Bosnjë e Hercegovinë.

Milanoviq përsëriti thirrjen e tij për “një fund urgjent të masakrës në Rripin e Gazës” dhe për “njohje universale të aspiratave legjitime politike të popullit palestinez”.

Ai vlerësoi se reforma e Kombeve të Bashkuara është një “domosdoshmëri ekzistenciale” dhe se organizata botërore “duhet të përshtatet në mënyrë që të mbetet relevante dhe efektive”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjykata e larte rrezon kerkesen e safet gjicit nuk pranon rekursin per pafajesi 68d546a734186
Lajmi i mëparshëm

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Safet Gjicit, nuk pranon rekursin për pafajësi

rusia mohon perfshirjen ne incidentet me drone ne danimarke ambasadori rus ne oslo akuza qesharake dhe te pabaza 68d548d0a0e6b
Lajmi i radhës

Rusia mohon përfshirjen në incidentet me dronë në Danimarkë, ambasadori rus në Oslo: Akuza qesharake dhe të pabaza

Të fundit nga

ShkoLartë