presidenti i paqes shba rendit kosoven e serbine mes vendeve ku trump solli marreveshje paqeje 68eec303c300b

“Presidenti i Paqes” – SHBA rendit Kosovën e Serbinë mes vendeve ku Trump solli marrëveshje paqeje

October 14, 2025
1 minut lexim

Një foto me mbishkrimin “President Trump: The President of Peace” është shpërndarë në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit në Facebook, duke e paraqitur presidentin amerikan Donald Trump si liderin që “përfundoi tetë luftëra në tetë muaj”.

Në posterin e publikuar, listohen disa vende ku thuhet se Trump ka ndërmjetësuar për t’i dhënë fund konflikteve: Kosova dhe Serbia, Izraeli dhe Irani, Armenia dhe Azerbajxhani, Egjipti dhe Etiopia, si dhe Izraeli dhe Hamasi.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë së fundi ka arritur të sigurojë një marrëveshje në mes te Hamasit dhe Izraelit, gjë që ka rezultuar edhe me armëpushim dhe zhvendosje të forcave izraelite nga Gaza.

Trump, ka paralajmëruar se pas krizës në Lindjen e Mesme, do të merret edhe me konfliktin në mes të Pakistanit dhe Afganistanit.

“Kjo do të jetë lufta ime e tetë që kam zgjidhur. Kam dëgjuar se po zhvillohet një luftë midis Pakistanit dhe Afganistanit. Thashë se do të duhet të presë derisa të kthehem”, ka thënë Trump, shkruan The Independent.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dy emrat e medhenj sigurojne bileten per ne boteror 68eec2f6ece71
Lajmi i mëparshëm

Dy emrat e mëdhenj sigurojnë biletën për në Botëror

merr flake mjeti ne levizje ne librazhd perrenjas shpeton shoferi 68eec3a437cca
Lajmi i radhës

Merr flakë mjeti në lëvizje në Librazhd-Përrenjas, shpëton shoferi

Të fundit nga

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë