Një sulm ndaj Qipros është sulm ndaj gjithë Europës. Kështu u shpreh presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një deklarate në Nicosia, ku ndodhet për vizitë zyrtare.
Macron tha se prania e vendeve europiane në rajon tregon forcën e partneriteteve strategjike dhe se ideja e një Europe të mbrojtjes nuk është më vetëm retorikë, por përfshin edhe forca reale në terren.
Ai u ndal edhe te përshkallëzimi i tensioneve në Liban. Sipas tij, situata është shumë shqetësuese dhe duhet të ndalet sa më shpejt.
Macron kërkoi që Hezbollah të ndalë bombardimet, ndërsa i bëri thirrje edhe Israelit që të përfundojë sa më shpejt operacionet ushtarake dhe sulmet në territorin libanez.
Presidenti francez njoftoi gjithashtu se po punohet për një mision ndërkombëtar që do të shoqërojë anijet tregtare dhe cisternat e naftës në Ngushticwn e Hormuzit.
Sipas tij, misioni do të ketë karakter mbrojtës dhe do të organizohet bashkë me partnerë europianë dhe jashtë Europës, me qëllim që të rihapet gradualisht trafiku detar në një nga rrugët më të rëndësishme për tregtinë botërore dhe për furnizimin me naftë dhe gaz.
Burimi: opinion.al


