presidenti finlandez telefonate me trump dhe melonin shba po punon nate e dite per te arritur marreveshje paqeje 69234989271ff

Presidenti finlandez telefonatë më Trump dhe Melonin: SHBA po punon natë e ditë për të arritur marrëveshje paqeje

November 23, 2025
1 minut lexim

Bisedë telefonike me Donald Trump, tha Presidenti i Finlandës Alexander Stubb më parë.

Presidenti i Finlandës Alexander Stubb tha se ai telefonoi sot homologun e tij amerikan, Donald Trump së bashku me kryeministren italiane Giorgia Meloni, për të diskutuar planin e tij për Ukrainën, sipas AFP-së.

“Pata mundësinë të flisja me Presidentin Trump, së bashku me Kryeministren Meloni. Dhe sigurisht, diskutuam situatën, planin 28-pikësh dhe disa zhvillime mbi planin e paqes këtu në Johannesburg”, i tha ai AFP-së, në kuadër të Samitit të G20 ku morën pjesë dy zyrtarët evropianë.

“Presidenti Trump iu përgjigj telefonit në orën 05:00 të mëngjesit të së dielës në Shtetet e Bashkuara, gjë që tregon se ai po punon ditë e natë për të arritur një marrëveshje paqeje në luftën e Rusisë kundër Ukrainës”, shtoi ai.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vuciq ne safarin e snajpereve cedomir stojkoviq do te kerkoje hetime nga prokuroria e krimeve te luftes 692347d8821b7
Lajmi i mëparshëm

​Vuçiq në Safarin e snajperëve, Çedomir Stojkoviq do të kërkojë hetime nga prokuroria e krimeve të luftës

24 yjet nga neser e nderprejme operimin e te gjitha linjave 69234eaf4b83f
Lajmi i radhës

“24 Yjet”: Nga nesër e ndërprejmë operimin e të gjitha linjave

Të fundit nga

ShkoLartë