presidenti finlandez propozon diplomaci ne sauna per ceshtjen e grenlandes 696ff741b2756

Presidenti finlandez propozon “diplomaci në sauna” për çështjen e Grenlandës

January 20, 2026
1 minut lexim

Alexander Stubb ka propozuar që homologu amerikan, Donald Trump, të kalojnë së bashku pak kohë në një sauna tradicionale finlandeze, si një mënyrë joformale dhe simbolike për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës së ndërlikuar rreth Grenlandës.

Sipas presidentit finlandez, ky ritual tipik nordik shërben jo vetëm për relaksim, por edhe për reflektim të qetë dhe marrje vendimesh më të balancuara.

“Është më mirë të ndalemi për një moment – të shkojmë në sauna, të bëjmë një banjë të mirë me avull – dhe vetëm më pas të kërkojmë një zgjidhje të arsyeshme. Nëse do të arrinim ta bindnim presidentin Trump të shkonte në sauna, mendoj se do të arrinim diçka konkrete,” u shpreh Stubb, duke nënvizuar rëndësinë e qetësimit të tensioneve përpara dialogut politik.

Kjo, megjithatë, nuk është nisma e parë e këtij lloji nga ana e udhëheqësit finlandez.

Stubb është i njohur për promovimin e asaj që ai e quan “qasje finlandeze” ndaj diplomacisë, e cila përfshin pauza të menduara dhe reflektim përpara negociatave të vështira.

Në mars të vitit 2025, ai u kishte bërë thirrje tashmë Donald Trumpit dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, që të ngadalësonin ritmin e përplasjeve verbale dhe politike, duke u kthyer në tryezën e bisedimeve pas një pauze “në stilin finlandez”, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje më të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dy persona shoqerohen ne stacion pas djegies se vetures se policit ne peje 696ff73f7c6de
Lajmi i mëparshëm

Dy persona shoqërohen në stacion, pas djegies së veturës së policit në Pejë

ryanair tallet me elon musk oferte speciale per idiotet e medhenj me bileta 16 99 euro 696ff8cb90371
Lajmi i radhës

Ryanair tallet me Elon Musk: Ofertë speciale “për idiotët e mëdhenj” me bileta 16.99 euro

Të fundit nga

ShkoLartë