presidenti donald trump pezullon lotarine amerikane ja arsyeja 69451e5505156

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane! Ja arsyeja

December 19, 2025
1 minut lexim

Presidenti Donald Trump ka pezulluar skemën amerikane të lotarisë për kartën e gjelbër (Green Card), pas një sulmi të armatosur në Universitetin Brown javën e kaluar, ku humbën jetën dy persona.

I dyshuari, një shtetas portugez që u gjet i vdekur të enjten, kishte hyrë në Shtetet e Bashkuara përmes programit të vizave të diversitetit (DV1) në vitin 2017 dhe kishte përfituar kartën e gjelbër, raporton BBC.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, deklaroi se e ka pezulluar këtë program vizash me urdhër të presidentit Trump, për të “siguruar që asnjë amerikan tjetër të mos dëmtohet nga ky program shkatërrues”.

Zyrtarët amerikanë thanë se besojnë që i dyshuari, Claudio Neves Valente, 48 vjeç, ka vrarë gjithashtu më herët gjatë kësaj jave profesorin portugez të Institutit të Teknologjisë në Masaçusets, Nuno Loureiro.

Programi i lotarisë së Green Card ofron deri në 50 mijë viza çdo vit, përmes një procesi përzgjedhjeje të rastësishme, për shtetas nga vende me nivele të ulëta emigrimi drejt SHBA-së.

Në një postim në rrjetet sociale, Noem kujtoi se Trump kishte “luftuar më parë për ta shfuqizuar” këtë skemë që në vitin 2017, pas një sulmi me kamion në Nju Jork, ku u vranë tetë persona.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

krasniqi thote se kreret e komunave veriore te kosoves dje vepruan kunderligjshem 69451e404170c
Lajmi i mëparshëm

Krasniqi thotë se krerët e komunave veriore të Kosovës dje vepruan kundërligjshëm

pas te shtenave ne universitetin brown trump pezullon lotarine amerikane 694520069dd02
Lajmi i radhës

Pas të shtënave në universitetin Brown, Trump pezullon lotarinë amerikane

Të fundit nga

ShkoLartë