presidenti begaj pret ne takim ministrin e jashtem te qipros constantinos kombos vleresojme mbeshtetjen per integrimin ne be 68bff55441630

Presidenti Begaj, pret në takim Ministrin e Jashtëm të Qipros, Constantinos Kombos: Vlerësojmë mbështetjen për integrimin në BE

September 9, 2025
1 minut lexim

Presidenti Bajram Begaj, priti në një takim Ministrin e Jashtëm të Qipros, Constantinos Kombos.

Gjatë bisedës u vlerësuan marrëdhëniet e konsoliduara midis dy vendeve dhe u shpreh gatishmëria për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.

Presidenti Begaj vlerësoi se niveli i dialogut politik mes Shqipërisë dhe Qipros do të përbëjë një shtysë për rritjen e këtij bashkëpunimi dhe në këtë kontekst i është dërguar një ftesë për vizitë në Shqipëri Presidentit të Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides.

Kreu i Shtetit vlerësoi mbështetjen e Qipros për integrimin evropian të Shqipërisë, duke shprehur angazhimin e Shqipërisë për bashkëpunimin e ngushtë gjatë Presidencës së Qipros në Këshillin e BE-së vitin e ardhshëm. Ministri i Jashtëm i Qipros premtoi mbështetje të plotë për procesin integrues në BE të Shqipërisë për përmbylljen e kapitujve të negocimit gjatë presidencës qipriote të BE-së.

Gjatë bisedës u diskutua edhe për zhvillimet aktuale gjeopolitike në Evropë dhe rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arben fetai fitore plebishitare e vlen it ne zgjedhjet lokale per ta rrumbullakuar procesin e ndryshimit 68bff3f1d2ee9
Lajmi i mëparshëm

Arben Fetai: Fitore plebishitare e VLEN-it në zgjedhjet lokale për ta rrumbullakuar procesin e ndryshimit

federata suedeze ndalon komentet e tifozeve ne faqen zyrtare pas humbjes nga kosova 68bff5b3cc81d
Lajmi i radhës

​Federata suedeze ndalon komentet e tifozëve në faqen zyrtare pas humbjes nga Kosova

Të fundit nga

ShkoLartë