IMG 20260225 WA0011

Presidenti Bajram Begaj nga Çairi e nis vizitën në Maqedoninë e Veriut

February 25, 2026
1 minut lexim

Nesër, Komuna e Çairit do të jetë ndalesa e parë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, do ta presë Presidentin Begaj në ora 12:30 në objektin e komunës, ku do të zhvillohet një takim institucional i shoqëruar me fotografi zyrtare.

Më pas, delegacioni do të vizitojë Xhaminë Mustafa Pasha dhe do të vazhdojë drejt Çarshisë së Vjetër, me ndalesë te busti i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, ku do të mbahet ceremoni e vendosjes së luleve, e shoqëruar me interpretimin e himnit kombëtar dhe program artistik nga Ansambli Shtetëror.

Programi është i hapur për mbulim mediatik sipas itinerarit zyrtar, ndërsa nuk janë të parapara deklarata për media.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nga facebook u te fruthi skepticizmi qe ndikon ne vaksinimin e femijeve ne kosove dhe rajon 699f12ee8eb44
Lajmi i mëparshëm

Nga Facebook-u te fruthi: Skepticizmi që ndikon në vaksinimin e fëmijëve në Kosovë dhe rajon

Të fundit nga

ShkoLartë