presidenca sqaron pjesemarrjen e osmanit ne takimin me grenellin 68d6cfc40737c

Presidenca sqaron pjesëmarrjen e Osmanit në takimin me Grenellin

September 26, 2025
1 minut lexim

Presidenca e Kosovës ka dhënë sqarime lidhur me takimin që emisari special i presidentit amerikan Donald Trump për Misione të Posaçme, Richard Grenell, zhvilloi dje me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë presidenten Osmani.

Këshilltari për media në Presidencë, Bekim Kupina, tha se ftesa për këtë tryezë ka ardhur nga përfaqësues të administratës amerikane.

“Ftesa ka qenë për ‘US-Western Balkans Roundtable’, nga tre përfaqësues të administratës amerikane: z. Richard Grenell, i dërguar presidencial për misione speciale, Scot Bessent, sekretar i shtetit për Thesarin si dhe John Jovanovich, president i Bankës EXIM”, deklaroi ai.

Kupina sqaroi se të gjitha shtetet e rajonit kanë marrë pjesë në këtë takim.

“Të ftuara kanë qenë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, si dhe Kroacia. Të gjitha shtetet e ftuara kanë marrë pjesë. Presidentja ka arritur aty në pjesën e dytë të takimit për shkak të takimeve të tjera bilaterale”, theksoi ai.

Sipas këshilltarit, fokusi i takimit ishte prezantimi i potencialeve ekonomike të vendeve pjesëmarrëse.

“Në takim secili shtet ka prezantuar potencialin e vet ekonomik si mundësi për bashkëpunim me administratën Trump. Nuk ka pasur diskutime politike”, përfundoi Kupina.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mafia shqiptare organizate terroriste reagon tirana zyrtare si qendron e verteta per deklaraten e ministres ekuadoriane 68d6cf554fec6
Lajmi i mëparshëm

‘Mafia shqiptare, organizatë terroriste’, reagon Tirana zyrtare: Si qëndron e vërteta për deklaratën e ministres ekuadoriane

aksident ne polican berat humb jeten shoferi 34 vjecar plagosen dy te rinjte pasagjere 68d6d067a4e6a
Lajmi i radhës

Aksident në “Poliçan-Berat”, humb jetën shoferi 34-vjeçar, plagosen dy të rinjtë pasagjerë

Të fundit nga

AZ Alkmaar zbarkon në Kosovë

Skuadra e njohur holandeze, AZ Alkmaar ka zbarkuar në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Skuadra holandeze do të ballafaqohet me Dritën e Gjilanit në kuadër të xhiros së pestë të Conference League në
ShkoLartë