preqi dokumentet shokuese zbuluan fytyren e vertete te lajcak ut dhe njeanshmerine e tij ne dialogun kosove serbi 6980c06e86537

Preqi: Dokumentet shokuese zbuluan fytyrën e vërtetë të Lajçak-ut dhe njëanshmërinë e tij në dialogun Kosovë – Serbi

February 2, 2026
min lexim

Dokumente të reja të publikuara së fundi kanë zbuluar shkëmbime mesazhesh mes ish-ministrit të Jashtëm të Sllovakisë dhe ish-kryenegociatorit për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak, dhe financierit të ndjerë Jeffrey Epstein, duke nxitur reagime të forta politike në Sllovaki.

Mesazhet, që datojnë nga tetori i vitit 2018, kur Lajçak ishte ende në detyrë, përmbajnë biseda me tone të lehta dhe komente për gratë, si dhe referenca për një takim të ardhshëm me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Lidhut me këtë zhvillim në një prononcim për gazetën “Bota sot”, analisti Dedë Preqi ka reaguar duke thënë se “fytyra e vërtetë e Lajçakut u zbulua pak vonë”, por sipas tij, njëanshmëria e tij ishte e dukshme që në fillim të procesit negociator.

Image

Dedë Preqi

Preqi thekson se Lajçak, i cili ishte ngarkuar nga Bashkimi Evropian si ndërmjetësues, ka vepruar në favor të Serbisë dhe jo në funksion të drejtësisë për Kosovën.

“Bie perdja dhe zbulohet fytyra e vërtetë e emisarit Miroslav Lajçak, i cili ishte i përcaktuar nga BE-ja si ndërmjetësues i negociatave në mes Kosovës dhe Serbisë, gjë që e kemi konstatuar edhe më herët, por që tani del në pah kjo pabesi me rolin që ka udhëhequr deri më tani, duke llogaritur edhe angazhimin e tij në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.

Është me rëndësi të theksohet roli që ia besoi BE-ja në ndërmjetësimin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, por që në fillim të procesit emisari Lajçak u tregua i njëanshëm në anën e Serbisë, gjë që koha e zbuloi edhe më thellë dhe e shpie në një personalitet të dyshimtë dhe të pafytyrë.

Dhe tani, në rolin që kishte kohët e fundit si këshilltar i kryeministrit të Sllovakisë, për shkak se u përmend emri i tij në skandalin e madh ndërkombëtar që lidhet me Jeffrey Epstein, dha dorëheqje, sepse pas humbjes së këtij besimi nuk kishte rrugë tjetër…”, ka thënë Preqi për “Bota sot”.

Sipas Preqit, Lajçaku nuk është i vetmi zyrtar i BE-së që ka dështuar në raport me Kosovën.

“Jo vetëm Lajçak, por edhe disa të tjerë, të cilët i angazhoi BE-ja në çështjen e Kosovës, gjegjësisht në rolin e ndërmjetësimit të negociatave Kosovë–Serbi, si Mogherini, Borrell, Lajçaku, u treguan të dyshimtë me angazhimet e tyre në favor të agresorit serb, ndërsa të drejtat e viktimës, siç ishte Kosova, mbetën të zvarritura edhe më tutje për shkak të kësaj papërgjegjësie”, është shprehur ai.

Ai rikujton se Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti e kanë kritikuar vazhdimisht rolin e Lajçakut, duke e cilësuar atë si të lidhur me planet dhe projektet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

“Kosova dhe qeveria e saj, që në fillim të negociatave me Serbinë, e kanë njohur rolin e Lajçakut dhe shpeshherë ai ka qenë në shënjestër të kritikave të kryeministrit Albin Kurti, sepse angazhimet e tij ndaj Kosovës dhe Serbisë ishin të lidhura dhe të gatuara përmes planeve dhe projekteve të Vuçiqit.

Sikur tani, që nuk ia vlen më të diskutojmë për personalitetin në fjalë, por është domethënëse mbresa që na lë angazhimi dhe qëndrimi i këtyre njerëzve që i angazhon BE-ja në proceset dhe çështjet e Kosovës, për të pasur ky vend diçka të përllogaritur dhe besim tek njerëzit e tillë,

“Shpesh njeriu i vendit tonë po bie në lajthitje, herë duke e kritikuar njërin e herë duke e lavdëruar tjetrin, por në negociatat dhe marrëveshjen Kosovë–Serbi, ndikimin dhe rolin kryesor duhet ta luajë vetë BE-ja dhe pastaj SHBA-të, që mund t’ia japin vulën e fundit”, ka nënvizuar Preqi.

Në fund, analisti vlerëson se BE-ja duhet të rishikojë seriozisht qasjen e saj ndaj dialogut dhe përfaqësuesit që angazhon, ndërsa thekson se SHBA-të duhet të kenë rolin vendimtar në dhënien e “vulës së fundit” për një marrëveshje të drejtë.

Përndryshe, BE-ja me një ecuri të tillë, duke angazhuar njerëz të dyshimtë dhe jo të sinqertë, sikur në këto rrethana kurrë nuk do t’i përafrojë dhe përmirësojë marrëdhëniet mes këtyre dy popujve dhe të tjerëve, por në të kundërtën, duke u dhënë përparësi atyre që botën e tyre e shohin mbi të tjerët, duke u rritur pushteti i tyre përmes kanosjeve dhe luftërave të padrejta, siç bëri Serbia ndaj Kosovës.

Dhe pikërisht duke u nisur nga këto rrethana, duhet të mendohet së pari për vlerat demokratike dhe të perceptohet kriza e thellë që i ka kapluar këto vlera për shkak të humbjes së identitetit njerëzor, mirëkuptimit dhe drejtësisë, që gjejnë hapësirë te një masë njerëzore, ku shpaloset mundësia e frikshme e jetës për një botë të lirë dhe pa brenga”, ka përfunduar Preqi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

deputeti i pd kunder berishes per bojkotimin e reformes territoriale do ti jepnim mundesi rames ta deformoje me shume 6980c0573307e
Lajmi i mëparshëm

Deputeti i PD kundër Berishës për bojkotimin e reformës territoriale: Do t’i jepnim mundësi Ramës ta deformojë më shumë

FB IMG 17700518947901
Lajmi i radhës

Komuna e Çairit sjell në Shkup operën e parë kosovare “Goca e Kaçanikut”

Të fundit nga

ShkoLartë