prej oresh aksi librazhd prrenjas dhjetera automjete te izoluar flasin qytetaret 697f6ed45ba9b

Prej orësh aksi Librazhd–Prrenjas, dhjetëra automjete të izoluar, flasin qytetarët

February 1, 2026
1 minut lexim

Aksi kombëtar Librazhd–Prrenjas vijon të jetë i bllokuar që prej orës 11:00, duke lënë dhjetëra automjete të izoluar në trafik për orë të tëra.

Mes drejtuesve dhe pasagjerëve ndodhen fëmijë dhe të moshuar, të cilët po përballen me kushte të vështira për shkak të temperaturave të ulëta dhe mungesës së informacionit mbi situatën.

Sipas qytetarëve të bllokuar në rrugë, shkak i situatës dyshohet të jetë një rrëshqitje dheu, ndërsa mjetet e rënda janë parë duke ndërhyrë herë pas here, pa dhënë një afat konkret për hapjen e qarkullimit.

“Kemi më shumë se një orë e gjysmë në pritje. Nuk ishim këtu kur ndodhi, por rreth 500 metra më tutje. Na thanë se ka rënë mali. Po udhëtojmë nga Tirana drejt Maqedonisë, por askush nuk na jep informacion. Duam vetëm të hapet rruga që të shkojmë te familjet tona, të cilat janë të shqetësuara”, shprehet një qytetare për News24.

Situata paraqitet edhe më problematike për të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore. Një prej tyre tregon se ka mbi pesë orë në pritje, në kushte të vështira atmosferike.

“Kemi rreth pesë orë që presim. Jemi të sëmurë dhe askush nuk na ka dhënë shpjegime. Qëndrojmë brenda makinës sepse jashtë është shumë ftohtë”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje aksident katastrofik qe perfshinte deri ne 150 automjete mbylli autostraden e famshme te kalifornise 697f6e133e293
Lajmi i mëparshëm

Një aksident ‘katastrofik’ që përfshinte deri në 150 automjete mbylli autostradën e famshme të Kalifornisë

haradinaj sakrifica e elfetes dhe mentorit mbetet e gdhendur ne kujtese 697f6eef09788
Lajmi i radhës

Haradinaj: Sakrifica e Elfetes dhe Mentorit, mbetet e gdhendur në kujtesë

Të fundit nga

ShkoLartë