prej neser ulen temperaturat mot me shi dhe bubullima 68d56055dd279

Prej nesër ulen temperaturat, mot me shi dhe bubullima

September 25, 2025
1 minut lexim

Sot në orët e pasdites do të ketë kushte për dukuri të izoluar të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme afatshkurte dhe bubullima të rrala. Nga nesër deri të hënën vendi ynë do të jetë nën ndikimin e aktivitetit ciklonik dhe do ketë ndryshim më të madh të motit, njoftoi DPHM.

Do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët dhe më freskët me reshje të përkohshme të shiut. Lokalisht reshjet do të jenë vërshuese dhe më intensive (mbi 20l/m2), të përcjella me bubullima dhe erë të përforcuar.

Temperatura diutore do të bjerë për 8 deri në 10 gradë krahasuar me ditën e sotme.

Në Shkup, nga dita e nesërme deri të hënën do të mbajë mot me vranësira me reshje të përkohshme të shiut. Në disa pjesë të luginës do të mbajë mot jostabil me reshje intensive të shiut, të përcjella me bubullima dhe erë të përforcuar.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bdi jo be jo ne sjemi per ta ndare maqedonine 68d553380c450
Lajmi i mëparshëm

BDI: Jo be jo, ne s’jemi për ta ndarë Maqedoninë

vanhorn takohet me kryetaren e klp se mirela bogdani fokus zgjedhja e kreut te spak 68d561b697c52
Lajmi i radhës

VanHorn takohet me Kryetaren e KLP-së Mirela Bogdani: Fokus zgjedhja e kreut të SPAK

Të fundit nga

ShkoLartë