precedent i rrezikshem per paqen brazili meksika e spanja dalin kunder veprimeve te shba se ne venezuele bien ndesh parimeve te kartes se okb se 695ae0c54dea1

“Precedent i rrezikshëm për paqen”/ Brazili, Meksika e Spanja dalin kundër veprimeve të SHBA-së në Venezuelë: Bien ndesh parimeve të Kartës së OKB-së

January 4, 2026
1 minut lexim

Qeveritë e Brazilit, Kilit, Kolumbisë, Meksikës, Uruguait dhe Spanjës kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, duke riafirmuar angazhimin e tyre ndaj parimeve të Kartës së OKB-së.

“Shprehim shqetësimin tonë të thellë dhe refuzimin e veprimeve ushtarake të kryera në mënyrë të njëanshme në territorin e Venezuelës, të cilat bien ndesh me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare, veçanërisht ndalimin e përdorimit dhe kërcënimit me forcë, si dhe respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve, të sanksionuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara”, thuhet në deklaratë.

Sipas tyre, veprimet e SHBA-së përbëjnë “një precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm për paqen dhe sigurinë rajonale” dhe rrezikojnë popullsinë civile.

Vendet nënvizuan se zgjidhja për situatën në Venezuelë duhet të vijë përmes “mjeteve paqësore”, si “dialogu” dhe “negociatat”.

Ata shprehën gjithashtu shqetësim për çdo formë kontrolli të jashtëm që është “i papajtueshëm me të drejtën ndërkombëtare” dhe që “kërcënon stabilitetin politik, ekonomik dhe social të rajonit”.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arabia saudite nis sulme ajrore ne jemenin lindor 695adf1362799
Lajmi i mëparshëm

Arabia Saudite nis sulme ajrore në Jemenin lindor

arrestimi i maduros jd vance nuk do te lejojme qe nje komunist te na vjedhe 695ae502c2bf1
Lajmi i radhës

Arrestimi i Maduros, JD Vance: Nuk do të lejojmë që një komunist të na vjedhë

Të fundit nga

ShkoLartë