prapaskenat e perplasjeve ne ps gazetarja zbardh detaje si eshte marredhenia e rames me spiropalin dhe bracen 69d0326167f34

Prapaskenat e përplasjeve në PS/ Gazetarja zbardh detaje: Si është marrëdhënia e Ramës me Spiropalin dhe Braçen

April 3, 2026
1 minut lexim

Gazetarja Denada Kola në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24 komentoi zhvillimet politike në vend, duke u ndalur edhe tek diskutimet që kanë përfshirë Partinë Socialiste, pasi Erion Braçe u ofrua për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës dhe gjithashtu edhe reagimet e Elisa Spiropalit së fundmi.

Sipas gazetares Kola, Spiropali dhe Braçe tashmë janë pa të ardhme në PS.

“Retorika e zonjës Spiropali që duket se ka pakënaqësisë personale, që për mendimin tim duhet përshëndetur sepse dihet se çdo njeri e ka të sigurt se çfarë e pret  në një forcë të tillë, ‘asimilim në sekondë’.

Zonja Spiropali ishte brezi që zëvendësoi zotin Blushi, zotin Malaj dhe direktivat ishin të qartë, duhet të bindeshin pa shumë komente. Ai që ka marrë njëlloj akti është zoti Braçe.

Unë gjykoj që këtu këta individë politikë, e kanë të sigurt që marrëdhënia e tyre me PS, ose më saktë me kryeministrin Rama, e dinë që pas këtij mandate nuk është se do kenë një të ardhme politike. Zoti Braçe ka vendosur si një socialistë të bëjë betejën e fundit të tij që nëse del jashtë politikës të dalë në mënyrën se si e ka ndërtuar profilin e tij”, tha ajo.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

specialja vlereson pronat e krereve te uck se reagon ashper ovl ja 69d03174abd58
Lajmi i mëparshëm

Specialja vlerëson pronat e krerëve të UÇK-së, reagon ashpër OVL-ja

dafina zeqiri shperthen me kritika per rogertin mashkulli me i urryer shqiptar 69d0342a72f92
Lajmi i radhës

Dafina Zeqiri ‘shpërthen’ me kritika për Rogertin: “Mashkulli” më i urryer shqiptar

Të fundit nga

ShkoLartë