pranvera hyseni shperblehet me cmimin stephen e dwornik ne shba 69bb34c7b00ed

Pranvera Hyseni shpërblehet me çmimin “Stephen E. Dwornik” në ShBA

March 19, 2026
1 minut lexim

Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni është shpërblyer me një nga çmimet më prestigjioze në astronominë planetare. Ajo është shpallur fituese e Çmimit “Stephen E. Dwornik” në Astronomi Planetare, i ndarë nga Divizioni Planetar i Shoqatës Amerikane të Gjeologjisë, për prezantimin më të mirë shkencor në nivel doktorature.

Ky vlerësim i rëndësishëm u dha në kuadër të Konferencës së Shkencave Planetare dhe Hënore, e mbajtur në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një konkurrencë të fortë me mbi 2000 pjesëmarrës nga e gjithë bota, prezantimi i saj u dallua për cilësinë e lartë shkencore, qartësinë dhe kontributin e veçantë në fushën e astronomisë planetare.

Ky sukses përbën një dëshmi të përkushtimit dhe potencialit të madh të studiuesve të rinj në arenën ndërkombëtare shkencore, duke e vendosur emrin e saj dhe të vendit që përfaqëson në një nivel të lartë vlerësimi global

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

si me bene atentat per te me vrare deputeti i pd flet per here te pare per ngjarjen e 1 nentorit 2019 69bb342f24b5b
Lajmi i mëparshëm

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

Të fundit nga

Harry Kane: Mund të mposhtim këdo!

Sulmuesi i Bajern Mynih, Harry Kane foli për Prime Video pas dygolëshit të tij dhe fitores 4-1 ndaj Atalantës. “Goli i dytë është një nga të preferuarit e mi. Është një përzierje
ShkoLartë