prani ushtarake amerikane ne kosove shba dergon sinjal te forte per serbine dhe rusine ish ushtaraku zberthen prapaskenat 68b9b2a26c39a

Prani ushtarake amerikane në Kosovë, SHBA dërgon sinjal të fortë për Serbinë dhe Rusinë – ish-ushtaraku zbërthen prapaskenat

September 4, 2025
min lexim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdojnë të zgjerojnë dhe forcojnë praninë e tyre ushtarake në Evropën Juglindore, përmes një kontrate pesëvjeçare që përfshin projekte ndërtimi dhe mirëmbajtjeje në Shqipëri, Kosovë dhe Bullgari.

Kjo iniciativë, e udhëhequr nga Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë Amerikane, ka për qëllim zhvillimin e infrastrukturës moderne për trupat amerikane dhe partnerët në rajon, duke reflektuar angazhimin e SHBA-së për përballjen me sfidat gjeostrategjike dhe gjeopolitike.

Sipas njoftimit zyrtar, kontrata pesëvjeçare do të përfshijë ndërtimin dhe mirëmbajtjen e bazave ku janë të vendosura forcat amerikane, duke mbështetur jo vetëm praninë ushtarake të SHBA-së, por edhe veprimtarinë e agjencive të tjera amerikane në rajon, përfshirë Republikën e Kosovës.

E në lidhje me këtë temë për “Bota sot” foi ish-ushtaraku, Hafir Hoxha.

Si fillim, ai tha se kjo është një strategji e rëndësishme e SHBA-së e që prej të cilës përfiton mjaft shumë Kosova.

Image

Hafir Hoxha.

“Kjo që po ndodh është pjesë e një strategjie më të gjerë gjeopolitike të SHBA-së në Ballkan dhe Evropën Juglindore.

Për Kosovën kjo ndikon në Forcim të infrastrukturës ushtarake: Investimet amerikane nënkuptojnë modernizim të bazave, ndërtim të objekteve të reja logjistike, fusha stërvitore dhe infrastrukturë mbështetëse.

Kjo i jep Kosovës një kapacitet të rritur për stërvitje të përbashkëta dhe praninë e trupave amerikane/NATO”.

Krahas kësaj, Hoxah vlerëson se ky është një sinjal që SHBA e sheh Ballkanin si rajon që duhet të kontrollohet.

E për këtë, ai tha se ky është një paralajmërim serioz për Serbinë.

“Vetë fakti që SHBA e fut Kosovën në listën e vendeve me investime të drejtpërdrejta ushtarake është një garanci politike dhe ushtarake kundër presioneve nga Serbia ku për të është një sinjal i qartë se SHBA nuk po e sheh Ballkanin thjesht si periferi, por si një zonë strategjike që duhet të kontrollohet, sidomos për shkak të afërsisë me Detin Adriatik dhe korridoret energjetike.

Për Serbinë, kjo është e qartë dhe një paralajmërim se opsioni i një aventure ushtarake apo destabilizimi i Kosovës ka një çmim shumë më të lartë”, nënvizoi ai.

Krahas kësaj, ish-ushtaraku tha se përmes këtij vendimi SHBA po synon ta mbyll hapësirën e ndikimit rus në Ballkan.

“SHBA po tregon se siguria e Ballkanit është prioritet. Edhe pse fokusi kryesor është Ukraina, Ballkani shihet si “barku i butë i NATO-s” – nëse lihet bosh, Rusia dhe Kina do ta shfrytëzojnë.

Përmes Shqipërisë, Kosovës dhe Bullgarisë, SHBA krijon një bosht strategjik lindje-perëndim që mbyll hapësirën e ndikimit rus në Ballkan.

Nuk ka sinjale për ndarje të reja territoriale mes SHBA dhe Rusisë, por ka një ndarje të zonave të interesit

Ukraina – terren i konfrontimit të drejtpërdrejtë SHBA–Rusi”, vlerësoi Hoxha.

Ndër të tjera, ai shtoi se SHBA nuk e ka ndërmend ta lë rajonin e Ballkanit në dorë të Rusisë ose fuqive të tjera, e që kjo i jep siguri Kosovës dhe ia bën të qartë Serbisë disa gjëra.

“Ballkanin – SHBA e ka marrë si zonë të vetën, duke mos lënë hapësirë për kompromis me Moskën.

Në fakt, kjo është më shumë parandalim: SHBA po investon për të mbyllur derën për ndikimin rus (dhe kinez) në Ballkan, që të mos ketë një “front të dytë” destabilizues ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon.

Prania e SHBA në Kosovë përmes këtyre projekteve i jep Kosovës siguri afatgjatë, e bën Serbinë të kuptojë kufijtë e veprimit të saj, dhe shndërron Ballkanin Juglindor në një pikatë të hekurt të NATO-s, dhe konfirmon se SHBA nuk ka ndërmend ta lërë rajonin në dorë të Rusisë ose fuqive të tjera”, përmbylli Hafir Hoxha për “Bota sot”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shqiperia denohet rende fifa publikon denimet 68b9b29aa3e7f
Lajmi i mëparshëm

Shqipëria dënohet rëndë, FIFA publikon dënimet

pavaresisht se i thoshte se vetura e tij eshte elektrike shoferi amerikan gjobitet nga policia per shkak te zhurmes se madhe te sistemit te shkarkimit 68b9b3708b20e
Lajmi i radhës

Pavarësisht se i thoshte se vetura e tij është elektrike, shoferi amerikan gjobitet nga policia për shkak të zhurmës së madhe të sistemit të shkarkimit

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë