Policia e Shtetit ka arrestuar sot shtetasin me inicialet G. M. (39), banues në Bilisht, pasi Prokuroria e Korçës ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprat penale kontrabanda me mallra të tjera, tregtimi apo transportimi i mallrave kontrabandë dhe fshehja e të ardhurave.
G.M. dyshohet se ka kontrabanduar nga Greqia, 100 bagëti të imëta dhe 20 gjedhë.
Më pas, dyshohet se në bashkëpunim me katër veterinerë, të arrestuar gjatë operacionit “Matrikulli” më 23 korrik 2025, kanë matrikulluar bagëtitë dhe gjedhët, me matrikullat që kanë marrë nga zyra e veterinarisë në Devoll.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Burimi: botasot.info


