prag tragjedia ne ajer dy avione shmangin perplasjen koke me koke ne 10 mije metra lartesi 6876e7b90ce38

Prag tragjedia në ajër, dy avionë shmangin përplasjen “kokë më kokë” në 10 mijë metra lartësi

July 16, 2025
1 minut lexim

Një incident ajror që mund të kishte pasoja katastrofike u regjistrua mbi hapësirën ajrore të Republikës së Tuvas, një rajon malor në Siberinë jugore, pranë kufirit me Mongolinë.

Dy avionë kinezë, një pasagjerësh i Air China dhe një cargo i SF Airlines, u gjendën në një distancë shumë të afërt nga njëri-tjetri, duke rrezikuar një përplasje frontale që do të kishte qenë fatale për qindra njerëz.

Fluturimi i Air China me numër CA967 ishte nisur nga Shangai Pudong dhe kishte si destinacion aeroportin e Milanos Malpensa, një itinerar që zakonisht mbart shumë pasagjerë europianë dhe italianë. Avioni tjetër, një cargo i kompanisë SF Airlines me numrin O3-128, po udhëtonte nga Budapesti për në qytetin Ezhou të Kinës, shkruan A2 CNN.

Sipas të dhënave paraprake, avionët u gjendën në një distancë vertikale prej vetëm 90 deri në 120 metrash – ndërkohë që në këto raste, distanca e sigurisë duhet të jetë disa qindra metra. Dyshohet se fluturimi i Air China u ngrit në një lartësi të re pa autorizim nga kontrolli i trafikut ajror rus.

Fatmirësisht, pilotët dhe kontrollorët reaguan me shpejtësi, duke shmangur përplasjen në sekondat e fundit. Autoritetet ruse dhe kineze kanë nisur një hetim për të përcaktuar nëse gabimi ishte njerëzor apo teknologjik.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

facebook do te penalizoje krijuesit qe vjedhin dhe ripublikojne permbajtje 6876e77d19dfe
Lajmi i mëparshëm

Facebook do të penalizojë krijuesit që vjedhin dhe ripublikojnë përmbajtje

nora fotografohet buze detit ve ne pah linjat trupore ne forme 6876efec991cd
Lajmi i radhës

Nora fotografohet buzë detit, vë në pah linjat trupore në formë

Të fundit nga

ShkoLartë