pozhari uran ismaili me fushate copy paste minimizon partine 68815e7323b68

Pozhari: Uran Ismaili me fushatë copy-paste, minimizon partinë

July 24, 2025
1 minut lexim

Konsulenti politik, Xhevdet Pozhari, ka vlerësuar se kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili e ka nisur garën zgjedhore me një fushatë identike me atë të kaluarën.

Sipas Pozharit, nëse Ismaili e përdor të njëjtën formulë në dy fushata të njëpasnjëshme atëherë mund edhe të mos ketë sukses.

“Unë po e shoh se Uran Ismaili e ka nisur me një fushatë copy-paste sikur fushata e kaluar. E minimizon partinë prej nga vjen duke u munduar që ta vendosë veten në plan të parë. Mendoj se nëse e përdor të njëjtën formulë në dy fushata të njëpasnjëshme, atëherë mund edhe të mos ketë sukses, sidomos duke pasur parasysh se Rama nëse në zgjedhjet e kaluara e prezantonte veten, projektet e idetë që thoshte se do të realizohen, tash ai do të dal të flas për projektet që ka arritur të realizojë dhe ato të cilat nuk ka arritur. Pra, Ismaili e ka nisur me të njëjtin ritëm, me të njëjtën dinamikë si te zgjedhjet e kaluara dhe kjo mund ta penalizojë”, ka deklaruar ai në emisionin “Këndi i Debatit”.

Ai ka shtuar se gara në Prishtinë do të jetë mes kryetarit aktual, Përparim Ramës dhe kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrullah Çeku.

“Mendoj se do të jetë dominancë midis Pëparim Ramës që është kryetar aktual dhe Hajrullah Çekut I cili do ta sfidojë. Ne e kemi parë debatin e tyre shumë më herët, kanë pasur vazhdimisht institucione dhe kjo mendoj se do ta intrigojë më shumë votuesin, ngaqë I jep avantazh edhe fakti që ka pasur një rezultat të mirë Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë sa I përket zgjedhja nacionale”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dphm deri te shtunen temperaturat ditore do te arrijne deri ne 43 grade celsius nga e diela pritet shi i rrembyeshem dhe bubullima 68815dfb0758b
Lajmi i mëparshëm

DPHM: Deri të shtunën temperaturat ditore do të arrijnë deri në 43 gradë Celsius, nga e diela pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima

loredana ironizon me jozin pas deklaratave te tij prezanton shoqerine e saj te keqe 68815f9f10172
Lajmi i radhës

Loredana ironizon me Jozin pas deklaratave të tij, prezanton “shoqërinë e saj të keqe”

Të fundit nga

ShkoLartë