posta e maqedonise se veriut permireson sherbimet me donacion prej 146 kompjuteresh nga halk bank 689b513cf128a

Posta e Maqedonisë së Veriut përmirëson shërbimet me donacion prej 146 kompjuterësh nga Halk Bank

August 12, 2025
1 minut lexim

Sot në ambientet e Postës së Maqedonisë së Veriut u prit me nder Drejtori i Halk Bank, z. Muhamed Haxhipazi, në kuadër të bashkëpunimit strategjik mes dy institucioneve.

Halk Bank bëri të mundur dhurimin e 146 kompjuterëve, të cilët do të përdoren për të modernizuar dhe përmirësuar shërbimet postare në të gjithë territorin e vendit.

Drejtori i Postës, Orhan Kurtishi, u shpreh falënderues për këtë mbështetje, duke theksuar rëndësinë e donacionit:
“Ky donacion është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës teknologjike të Postës, që do të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve që ne ofrojmë për qytetarët.”

Ai shtoi se: 
“Faleminderit për mbështetjen dhe besimin e Halk Bank. Vazhdojmë bashkë për shërbime moderne dhe efikase, duke synuar të përmirësojmë çdo ditë përvojën e qytetarëve me Postën e Maqedonisë së Veriut.”

Ky donacion përfaqëson një investim të rëndësishëm në teknologjinë e informacionit që do të shërbejë në përditësimin e sistemeve dhe për të ofruar shërbime më të shpejta dhe më cilësore në të gjitha pikat postare në vend.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

udheheqesia e re vazhdon misionin e agjencise kombetare per zbatimin e programeve evropiane per arsim dhe levizshmeri 689b5138d1909
Lajmi i mëparshëm

Udhëheqësia e re vazhdon misionin e Agjencisë Kombëtare për Zbatimin e Programeve Evropiane për Arsim dhe Lëvizshmëri

mash udheheqesia e re vazhdon misionin e agjencise kombetare per zbatimin e programeve evropiane per arsim dhe levizshmeri 689b5661b2b53
Lajmi i radhës

MASH: Udhëheqësia e re vazhdon misionin e Agjencisë Kombëtare për Zbatimin e Programeve Evropiane për Arsim dhe Lëvizshmëri

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë