posta e kosoves nderon tenorin rame lahaj 688f366413797

Posta e Kosovës nderon tenorin Ramë Lahaj

August 3, 2025
1 minut lexim

Posta e Kosovës, emetoi emisionin e ri të pullave postare në nderim të tenorit të shquar shqiptar, Ramë Lahaj, një nga zërat më të dalluar të operës moderne ndërkombëtare.

I lindur në Istog, Ramë Lahaj ka ngjitur me dinjitet dhe talent skenat më prestigjioze të botës, duke përfaqësuar me krenari kulturën shqiptare në qendra të tilla si ‘Royal Opera House” në Londër, “Teatro Real” në Madrid, “Opera de Paris” dhe shumë të tjera. Zëri i tij është bërë simbol i klasit, shpirtit dhe përkushtimit artistik.

Përveç karrierës së jashtëzakonshme ndërkombëtare, Lahaj është i njohur edhe për kontributin e tij në jetën kulturore të vendit, përmes themelimit të Ramë Lahaj International Opera Festival, duke sjellë artin operistik më afër publikut kosovar, por edhe duke përkrahur brezat e rinj të artistëve.

“Kjo pullë përjetëson figurën e një artisti që me zërin e tij ka tejkaluar kufijtë, duke u bërë ambasador i kulturës sonë në mbarë botën. Emisioni i pullës postare është realizuar në bashkëpunim me Fondacionin Ramë Lahaj. Pulla postare nga ky emision mbart në motiv fotografinë e realizuar nga Fahredin Spahija, ndërkaq bashkë me Zarfin e Ditës së Parë do të jenë në qarkullim postar deri në konsumim të plotë”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

thirrjet antishqiptare ne kumanove bdi nacionalizem primitiv institucionet heshtin perballe gjuhes se urrejtjes 688f35ec27bad
Lajmi i mëparshëm

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, BDI: Nacionalizëm primitiv, institucionet heshtin përballë gjuhës së urrejtjes

xsoundbeatz hitberesi i shume hiteve shqiptare 688f37548007e
Lajmi i radhës

Xsoundbeatz, hitbërësi i shumë hiteve shqiptare

Të fundit nga

​124 vjet nga vrasja e atdhetarit Haxhi Zeka

Një prej figurave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë shekullit XIX, ishte Haxhi Zeka. Një luftëtar dhe atdhetar i pranuar nga të gjithë patriotet e kohës, por që përkrahej nga popullata shqiptare, emri

Parashikimi i motit për sot, 21 shkurt 2026

Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me alternime kthjellimesh përgjatë ultësirës perëndimorë në pjesën e parë të ditës e vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje
ShkoLartë