polumbaret nxjerrin nje trup te pajete nga kanioni i gjinarit cfare thote policia 689efff269f76

Polumbarët nxjerrin një trup të pajetë nga kanioni i Gjinarit, çfarë thotë policia

August 15, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën malore të Gjinarit në Elbasan, ku një 54-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në kanionin pranë malit të Vashës.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, viktima është shtetasi P. T., banues në fshatin Pashtresh, i cili ishte larguar nga banesa që prej orëve të para të mëngjesit të së enjtes.

Dyshohet se ai është rrëzuar aksidentalisht gjatë ecjes në terrenin e vështirë të zonës ndërsa trupi i pajetë u gjet dhe u nxor nga ujërat e kanionit falë ndërhyrjes së polumbarëve të Repartit Special “RENEA”.

Njoftimi i policisë

“Mbrëmjen e djeshme, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, në kanionin e quajtur “Shkëmbi i Vashës”, në Gjinar të Elbasanit, shtetasi P. T., 54 vjeç, banues në fshatin Pashtresh, i cili si pasojë humbi jetën. Trupi i tij u gjet dhe u nxorr nga ujërat e kanionit, nga polumbarët e Repartit Special “RENEA”. 54-vjeçari ishte larguar nga banesa e tij, mëngjesin e djeshëm. Një grup i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për ngjarje aksidentale”, thuhet në njoftim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

VLEN GAZETA MK
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Do ta kurojmë shëndetësinë, por kurrë mendjen e sëmurë të BDI-së e Taravarit!

maresca ekipi ka nevoje per nje qendermbrojtes 689f0069af7cb
Lajmi i radhës

Maresca: Ekipi ka nevojë për një qendërmbrojtës

Të fundit nga

VLEN: Mos lësho pe

Ditë më parë në Teatrin Shqiptar në Shkup, VLEN organizoi një tubim madhështor në mbështetje të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit në Kosovë. Ky tubim ishte dëshmi e
ShkoLartë