polonia ne alarm radaret kapin dronet ruse brenda hapesires se saj ajrore mbyllen kater aeroporte vihet ne levizje edhe nato 68c0f5a74782b

Polonia në alarm, radarët kapin dronët rusë brenda hapësirës së saj ajrore. Mbyllen katër aeroporte, vihet në lëvizje edhe NATO

September 10, 2025
1 minut lexim

Katër aeroporte në Poloni, përfshirë më të madhin në Varshavë, janë mbyllur pas raportimeve se dronë rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore të saj, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Dy aeroporte në kryeqytetin Varshavë – aeroporti kryesor Chopin dhe aeroporti Warsaw Modlin – u mbyllën. Gjithashtu u pezulluan edhe aeroporti Rzeszów-Jasionka – që është qendra ajrore më e afërt me Ukrainën – si dhe aeroporti Lublin, sipas një njoftimi të publikuar në faqen e internetit të Administratës Federale të Aviacionit të SHBA.

Kjo ndodh ndërsa avionët luftarakë të NATO-s dhe Polonisë u ngritën në ajër pasi Rusia nisi një tjetër sulm masiv mbi rajonet ukrainase pranë kufirit me Poloninë.

Në orët e para të mëngjesit, forcat e armatosura polake postuan një përditësim në X, ku thanë se avionët e tyre u ngritën për të mbrojtur hapësirën ajrore.

“Avionët polakë dhe aleatë po operojnë në hapësirën tonë ajrore, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore nga toka dhe të zbulimit me radar janë sjellë në gjendjen më të lartë të gatishmërisë,” shkroi komanda operacionale e forcave të armatosura polake.

Reagime pati edhe në Uashington. Senatori Chris Murphy, demokrati kryesor në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, tha se do të ishte “jashtëzakonisht serioze” nëse raportet për “mjete ajrore ruse që fluturojnë mbi një vend të NATO-s” rezultojnë të vërteta.

Megjithatë, Murphy pranoi gjithashtu se Polonia disa herë është kapur mes zjarrit të kësaj lufte për shkak të afërsisë së saj me Ukrainën.

Joel Wilson, përfaqësues i Karolinës së Jugut nga Partia Republikane, i cili gjithashtu është pjesë e Komisioneve të Shërbimeve të Jashtme dhe të Forcave të Armatosura, e quajti veprimin e supozuar të Rusisë një “akt lufte”.

“Unë i bëj thirrje Presidentit Trump të përgjigjet me sanksione të detyrueshme që do të çojnë në falimentimin e makinerisë luftarake ruse dhe të armatosë Ukrainën me armë që mund të godasin Rusinë,” shkroi ai në një postim në X, duke theksuar se ky zhvillim ndodhi pak ditë pasi Trump priti Presidentin polak Nawrocki në Shtëpinë e Bardhë.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

figura te rendesishme nga odri dhe pershevca i bashkohen daut memishit vlen merr mbeshtetje te re ne tearce 68c0cdb606140
Lajmi i mëparshëm

Figura të rëndësishme nga Odri dhe Përshevca i bashkohen Daut Memishit – VLEN merr mbështetje të re në Tearcë

kthjellime dhe vranesira parashikimi i motit per diten e sotme temperaturat deri ne 34 grade 68c10e960b550
Lajmi i radhës

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme! Temperaturat deri në 34 Gradë

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë