Polonia do të fillojë prodhimin e minave kundër personit për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, të cilat planifikon t’i vendosë përgjatë kufirit me Rusinë, njoftoi sot zëvendësministri i Mbrojtjes Pawel Zalewski.
Sipas tij, minat do të jenë një pjesë kyçe e programit mbrojtës, i cili synon të sigurojë kufijtë e Polonisë me Bjellorusinë dhe enklavën ruse Kaliningrad.
“Pika jonë fillestare janë nevojat tona. Por për ne, Ukraina është një përparësi absolute sepse është vija e sigurisë evropiane dhe polake në frontin ruso-ukrainas”, tha Zalewski.
Polonia filloi procesin e tërheqjes nga konventa në gusht 2025 dhe komentet e Zalewskit janë konfirmimi i parë zyrtar nga Varshava se prodhimi do të fillojë. Sipas OKB-së, Polonia braktisi prodhimin e minave kundër personelit në mesin e viteve 1980, dhe eksporti i tyre u ndal asokohe.
Pothuajse të gjitha vendet evropiane që kufizohen me Rusinë, me përjashtim të Norvegjisë, kanë njoftuar plane për t’u tërhequr nga Konventa e Otavës 1997.
Kompania Belma, në pronësi të shtetit, e cila tashmë furnizon ushtrinë polake me lloje të tjera minash, po përgatitet të rrisë ndjeshëm prodhimin.
Drejtori ekzekutiv, Jaroslaw Zakrzewski tha se do të jenë në gjendje të prodhojnë deri në 1.2 milionë mina të të gjitha llojeve, përfshirë mina kundër personelit, që në vitin 2026 është një rritje e madhe nga 100 mijë sa janë aktualisht në vit.
Prodhimi i minave polake kundër personelit mund të fillojë pas 20 shkurtit 2026, kur skadon periudha gjashtëmujore e tërheqjes nga traktati.
Burimi: botasot.info


