politico administrata trump propozon marreveshje me be ne me tarife baze prej 10 perjashtim per disa sektore 686d049028a67

Politico: Administrata Trump propozon marrëveshje me BE-në me tarifë bazë prej 10%, përjashtim për disa sektorë

July 8, 2025
1 minut lexim

Administrata Trump ka paraqitur një propozim për marrëveshje tregtare ndaj Bashkimit Evropian, që parashikon tarifë fikse 10% për të gjitha produktet evropiane, me përjashtime për sektorë të ndjeshëm si pijet alkoolike, raportoi Politico, duke cituar një diplomat evropian dhe një zyrtar kombëtar.

Sipas këtij propozimi, tarifat do të qëndrojnë në këtë nivel, përveç për disa industri të veçanta, ndërkohë që diskutimet për marrëveshje përfundimtare tregtare vijojnë.

Administrata amerikane njoftoi të dielën se shtyn vendosjen e tarifave të reja deri më 1 gusht, duke lënë kohë për vendet që janë në bisedime me SHBA-në për marrëveshje të reja.

Ndërkohë, vendet që nuk arrijnë marrëveshje deri atëherë, do të përballen me tarifat që ishin planifikuar më 2 prill.

Dërgimi i njoftimeve zyrtare për vendosjen e tarifave nisi të hënën, duke përfshirë Korenë e Jugut dhe Japoninë, të cilat rrezikojnë tarifa 25% nëse nuk arrijnë marrëveshje deri më 1 gusht.

Komisioneri Evropian për Tregtinë, Maroš Šefčovič, është në komunikim të vazhdueshëm me Shtëpinë e Bardhë, pas një bisede telefonike mes presidentit Donald Trump dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të dielën.

Sipas diplomatëve, Šefčovič u ka bërë të ditur ambasadorëve të BE-së se nuk pritet që Komisioni të marrë zyrtarisht një prej letrave me tarifat e reja. Megjithatë, strukturimi i marrëveshjes mbetet i paqartë dhe gjithçka do të kërkojë miratimin përfundimtar të Trump.

Zyrtarët evropianë janë të shqetësuar pasi SHBA nuk ka dhënë garanci për përjashtime në industritë më të ndjeshme politikisht si automjetet, çeliku, alumini apo farmaceutikët, kërkesa që BE ka paraqitur si prioritet.

Sidoqoftë, vende si Franca, Italia dhe Irlanda mund të ndihen të kënaqura nëse vërtet përjashtohen sektori i aeronautikës dhe ai i pijeve alkoolike nga tarifat e reja.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

njihuni me iphone 17 pro risite kryesore ne dizajn dhe teknologji 686d0453a6d74
Lajmi i mëparshëm

Njihuni me iPhone 17 Pro: Risitë kryesore në dizajn dhe teknologji

galaxy z fold 7 do te jete smartfoni me i holle i samsung me ekran te palosshem 686d06340c81f
Lajmi i radhës

Galaxy Z Fold 7 do të jetë smartfoni më i hollë i Samsung me ekran të palosshëm

Të fundit nga

Fabregasi po befason

Raportimet në Itali pretendojnë se Cesc Fabregas është i destinuar të bëhet pasardhësi ose i Hansi Flick te Barcelona, ose i Pep Guardiolës te Manchester City, dhe se ai ka pak gjasa
ShkoLartë