Dje, në ora 12:35, në Radovish, zyrtarë policorë nga SPB Strumicë – NJPB Radovish e kanë privuar nga liria 25-vjeçarin D.L. nga Radovishi.
Në bazë të një urdhri gjyqësor është kryer kontroll në banesën e tij, ku janë gjetur disa paketime të ndryshme me marihuanë dhe një peshore digjitale me mbetje marihuane. Personi është ndaluar në Stacionin Policor Radovish dhe për rastin është njoftuar një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike Radovish.
Pas dokumentimit të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.
Burimi: alfax.mk


