policia zbarkon ne durres ushton kontroll ne banesen e rrumit 68de2cc49f4cc

Policia ‘zbarkon’ në Durrës, ushton kontroll në banesën e ‘Rrumit’

October 2, 2025
1 minut lexim

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacion të befasishëm mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit

Burime policore ende te pakonfirmuara bëjnë me dije se është ushtruar kontroll në Durrës dhe banesën e Aleksandër Lahos i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’.

Paraprakisht bëhet me dije se ai nuk është gjetur në banesë dhe as në vendet ku mendohej se mund të ishte. Edhe në 2023 është ushtruar kontroll në banesën e tij, po nuk u gjet ndërsa në pyetje qe marrë I vëllai.

‘Rrumi’ është një personazh i njohur për drejtësinë dhe i shpallur në kërkim nga policia për pengmarrjen e vëllezërve Beqiraj dhe tjetërsimin e pronave në bregdetin e Gjirit të Lalzit. Ai u plagos dhe në atentatin ku mbeti i plagosur dhe deputeti i Durrësit, atëherë prokuror, Arian Ndoja.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IZET MEXHITI
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Investime konkrete për çdo rrugë, për gjithë Çairin (VIDEO)

musk paralajmeron rivalin e wikipedia s platforme e re qe do te quhet grokipedia 68de2cee9d711
Lajmi i radhës

Musk paralajmëron rivalin e Wikipedia-s, platformë e re që do të quhet Grokipedia

Të fundit nga

ShkoLartë