policia ua prish qejfin meraklinjve te shpejtesise 690ce52fa1ab7

Policia “ua prish qejfin’ meraklinjve të shpejtësisë

November 6, 2025
1 minut lexim

Mbrëmë rreth orës 21:50, policia ka marrë informacione për një grumbullim të dyshimtë të automjeteve në parkingun e një pike karburanti në dalje të autostradës Prizren Veri.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme për të parandaluar organizimin e garave ilegale të shpejtësisë dhe ka ndërhyrë me shpejtësi në vendngjarje duke shoqëruar 6 drejtues automjetesh së bashku me veturat e tyre në stacionin policor.

Secili prej tyre është gjobitur me nga 150 euro dhe ndalim i drejtimit të mjetit për një muaj, për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Patrullat e autostradës dhe të stacionit policor Prizren Veri vazhdon patrullimin në zonë për të parandaluar çdo tentim të organizimit të garave dhe për të garantuar sigurinë në komunikacion.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shba planifikon te kete prani ushtarake ne damask 690ce4475be4f
Lajmi i mëparshëm

SHBA planifikon të ketë prani ushtarake në Damask

si ta perballojme mungesen e perqafimeve 690ce6523175e
Lajmi i radhës

Si ta përballojmë mungesën e përqafimeve?

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë