policia u gjeti substanca narkotike gjate kontrollit privohen nga liria gjashte persona ne shkup 69b5abb42552e

Policia u gjeti substanca narkotike gjatë kontrollit, privohen nga liria gjashtë persona në Shkup

March 14, 2026
1 minut lexim

Gjashtë persona janë privuar nga liria gjatë një kontrolli policor të realizuar natën mes 13 dhe 14 marsit në zonën e Karposhit në Shkup.

Sipas policisë, aksioni është kryer nga Njësia për Luftimin e Tregtisë së Paligjshme pranë SPB Shkup, në afërsi të një qendre sportive në këtë zonë.

Gjatë kontrollit janë verifikuar identitetet dhe janë kontrolluar gjithsej 33 persona. Në kuadër të operacionit janë arrestuar gjashtë persona: L.P. (42), S.N. (45), L.A. (43) dhe I.C. (37), të gjithë nga Shkupi, M.S. (33) nga Negotina dhe E.L. (21) nga Republika e Shqipërisë.

Gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe sekuestruar substanca të ndryshme narkotike, përfshirë një material pluhur të bardhë, një substancë në formë gungash, marihuanë dhe një tjetër material pluhuror.

Autoritetet njoftuan se pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojnë kallëzimet përkatëse.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

provokon libri i ri biografik per princin harry meghan i ka bere lavazh truri 69b5a55dda9ef
Lajmi i mëparshëm

Provokon libri i ri biografik për princin Harry: Meghan i ka bërë lavazh truri

ia kishte drejtuar armen ne sy te vajzes se tij detaje nga paraburgimi i gjestit 69b5ad5627086
Lajmi i radhës

“Ia kishte drejtuar armën në sy të vajzës së tij”, detaje nga paraburgimi i Gjestit

Të fundit nga

ShkoLartë