policia shpeton tre turiste nga mbytja ne velipoje 68a7919689b4b

Policia shpëton tre turistë nga mbytja në Velipojë

August 21, 2025
1 minut lexim

Policia e Shtetit në Shqipëri ka shpëtuar të enjten tre turistë që po rrezikonin të mbyteshin në thellësi në plazhin e Velipojës.

Veprimi i shpejtë i shërbimeve të Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, parandaloi një tragjedi.

Turistët, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur, po laheshin në det të thellë dhe nuk po arrinin të ktheheshin në breg për shkak të dallgëve të forta. Pas marrjes së njoftimit, menjëherë u angazhua një skaf i Policisë Kufitare.

Me anë të mjetit lundrues, forcat e rendit lokalizuan shpejt tre shtetasit dhe i kthyen ata në breg të sigurt. Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e të treve është e mirë.

Policia Kufitare dhe Drejtoria Vendore e Policisë konfirmuan se shërbimet e tyre do të vazhdojnë të jenë në gatishmëri 24/7 për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe turistëve gjatë sezonit veror.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

4e3a8d54 908a 4a34 aca3 3c03949a380f
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti nga Sllupçani: Likova meriton më shumë, vota për Nexhmedin Sadikun është votë për ndryshim

rrahmani shenon per fitoren e skuadres ceke 68a791ffd2646
Lajmi i radhës

Rrahmani shënon për fitoren e skuadrës çeke

Të fundit nga

ShkoLartë