policia serbe perleshet me protestuesit anti vuciq 686618bb7a4a5

Policia serbe përleshet me protestuesit anti-Vuçiq

July 3, 2025
1 minut lexim

Policia është përleshur me qytetarët në lagjen Vraçar të Beogradit, në një tjetër episod të tensionuar që shënon vazhdimin e protestave masive kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Incidenti ndodhi gjatë natës, kur forcat policore tentuan të shpërndajnë protestuesit që po bllokonin rrugët, duke kërkuar lirimin e të arrestuarve dhe dorëheqjen e qeverisë.

Protestat, të cilat kanë hyrë në ditën e katërt, po zhvillohen në disa qytete të Serbisë, përfshirë Beogradin, Novi Sadin, Nishin dhe Kragujevcin, shkruan nova.rs.

Studentët, të rinjtë dhe qytetarët e thjeshtë janë mobilizuar në mënyrë të vazhdueshme, duke bllokuar kryqëzime kryesore dhe duke vendosur kontejnerë në rrugë për të penguar qarkullimin.

Shkak për protestat është bërë pakënaqësia e thellë ndaj qeverisë së Vuçiqit, akuzat për manipulim zgjedhor, represion politik dhe, së fundmi, arrestimet e aktivistëve që morën pjesë në protestat e 28 qershorit.

Organizatorët e protestave kanë bërë thirrje për mosbindje civile, ndërsa tensionet mes protestuesve dhe policisë po përshkallëzohen nga dita në ditë.

Aktivistët po kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare, lirimin e të gjithë të ndaluarve dhe ndaljen e dhunës shtetërore ndaj qytetarëve që protestojnë paqësisht.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pse prodhuesit e veturave po refuzojne te instalojne versionin e ri te apple car play 6866187f93120
Lajmi i mëparshëm

Pse prodhuesit e veturave po refuzojnë të instalojnë versionin e ri të Apple Car Play?

mbahet konference per edukim medial e standarde te gazetarise ne kosove 68661f87846a3
Lajmi i radhës

Mbahet konferencë për edukim medial e standarde të gazetarisë në Kosovë

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë