policia serbe bastis shtepine e zyrtarit te aak se ne ternoc 68f6c82145647

Policia serbe bastis shtëpinë e zyrtarit të AAK-së në Tërnoc

October 21, 2025
1 minut lexim

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit si dhe kandidati për asamblist nga radhët e AAK-së, Naim Ramizi ka bërë të ditur se shtëpia e tij ishte cak i bastisjes nga policia serbe.

Ramizi tha se bastisja është thjeshtë spektakël i tyre tash e 20 vjet dhe këtë e konsideron si presion nga serbët.

Derisa, theksoi se gjatë bastisjes nga shtëpia e tij nuk kanë marrë asgjë.

“Po ka pasur, prej 20 viteve jam në kërkim. Nuk ka pasur paralajmërim është thjeshtë spektakël i tyre. Kjo nuk është hera e parë, është thjeshtë presion. Gjatë bastisjes nuk kanë marrë asgjë”, tha Ramizi për Klankosova.tv

Ramizi është i lindur në Tërnoc të Madh. Ai njihet për angazhimin e gjatë në çështje kombëtare dhe shoqërore, duke qenë edhe këshilltar në Ministrinë e Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Mediat lokale, gjatë ditës së sotme kanë publikuar edhe pamje nga bastisja që u bë nga policia serbe në shtëpinë e tij. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

top 20 skuadrat me te vlefshme ne futboll 68f6c8183f3e6
Lajmi i mëparshëm

Top 20 skuadrat më të vlefshme në futboll

bullgaria e gatshme te lejoje putinin te fluturoje mbi te per te takuar trumpin 68f6c934a6350
Lajmi i radhës

Bullgaria e gatshme të lejojë Putinin të fluturojë mbi të për të takuar Trumpin

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë