policia sekuestron 73 motocikleta ne kuader te planit siguria ne trafik 688e8da55167c

Policia sekuestron 73 motoçikleta në kuadër të planit `Siguria në trafik`

August 3, 2025
1 minut lexim

Sekuestrimi i motoçikletave, gjobitja për mungesë të dokumentacionit të nevojshëm dhe skadim të regjistrimit janë disa nga masat e ndërmarra në fokus të planit ‘Siguria në trafik’, i cili po zbatohet në Prishtinë.

Në zbatim të planit ‘Siguria në trafik’, me fokus të veçantë te motoçikletat dhe prishja e rendit dhe qetësisë publike, drejtoria e policisë së kryeqytetit, në kuadër të zbatimit të këtij plani, nga 9 deri më 27 korrik të këtij viti ka sekuestruar 73 motoçikleta, për mungesë të dokumentacionit të nevojshëm, skadim të afatit të regjistrimit dhe pa kategori përkatëse. Sipas ekspertit të komunikacionit, Muhamed Krasniqi, ndër format më të mira për të vendosur rend dhe rregull janë fushatat vetëdijesuese.

“Unë mendoj se duhet gjetur forma për t’u vendosur një rend dhe një rregull, thjesht për hir të sigurisë në rrugë për të gjithë pjesëmarrësit. Por, nuk është forma më e mirë, sekuestrimi i motoçikletave dhe dënimi i këtyre shoferëve. Sidomos me ardhjen e verës dhe ngritjen e temperaturave kur motorristët i kemi në rrugë ka nevojë për fushata promovuese, në mënyrë që këta të vetëdijësohen”, tha ai.

Pavarësisht kësaj, Krasniqi thotë se të gjithë pjesëmarrësit, janë të barabartë në trafik dhe se duhet të respektojnë kodin rrugor e dispozitat ligjore.

“Të gjithë pjesëmarrësit janë të barabartë dhe të gjithë duhet t’i respektojnë kodin rrugor dhe dhe respektimin e dispozitave ligjore. Jo gjithmonë kanë njohuri të mjaftueshme të këtij kodi rrugor, prandaj bëjnë rrezik në trafikun rrugor”, shtoi ai.

Evidencat e policisë vënë në pah se janë shqiptuar po ashtu 358 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave. Ndërkohë, Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, e veçanërisht te ngasësit e motoçikletave, t’i respektojnë rregullat e komunikacionit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mpb privohet nga liria 22 vjecari nga gjevgjelia dyshohet per prodhim dhe qarkullim te substancave narkotike 688e8d2d26dd9
Lajmi i mëparshëm

MPB: Privohet nga liria 22 vjeçari nga Gjevgjelia, dyshohet për prodhim dhe qarkullim të substancave narkotike

helen flanagan dua te jem beqare dhe e perqendruar te femijet 688e8e95eecb0
Lajmi i radhës

Helen Flanagan: Dua të jem beqare dhe e përqendruar te fëmijët

Të fundit nga

ShkoLartë