policia rrugore shofereve udhetoni me kujdes jo me shpejtesi mbi normat e lejuara 68b1cf72b9896

Policia Rrugore-shoferëve: Udhëtoni me kujdes, jo me shpejtësi mbi normat e lejuara

August 29, 2025
1 minut lexim

Policia Rrugore ka apeluar të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve që të tregojnë kujdes gjatë drejtimit të mjeteve.



Nisur nga shkeljet e shumta të konstatuara nga shërbimet e Policisë Rrugore, më së shumti gjatë fundjavëve, shkelje që përbëjnë rrezik të madh për përfshirje në ngjarje rrugore, si dhe nisur nga fakti që parashikohet që përgjatë fundjavës të ketë reshje shiu, Policia Rrugore apelon që të tregojnë kujdes në akset rrugore ku mund të ketë prezencë uji dhe të mos drejtojnë automjetet apo motomjetet me shpejtësi tej normave të lejuara.

Po ashtu, policia apelon që të moskryejnë parakalime të gabuara dhe të vendosin rripin e sigurimit.

“Të mos drejtojnë automjetet dhe motomjetet nën efektin e alkoolit apo, më keq akoma, në gjendje të dehur, por të përdorin automjetet e transportit publik. Të vendosin rripin e sigurimit dhe të detyrojnë edhe pasagjerët për ta vendosur atë. Të mos kryejnë parakalime të gabuara apo sjellje agresive në rrugë dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit. Për të gjithë drejtuesit e motomjeteve, biçiklistët dhe ata me monopatina. Gjatë natës të veshin jelekët fosforeshentë që të bëhen të dallueshëm në trafik në kushtet e errësirës. Të vendosin kaskë mbrojtëse në kokë. Policia Rrugore është prezente në akset rrugore nacionale, urbane e rurale, duke përdorur mjetet inteligjente për matjen e shpejtësisë dronët dhe alkooltestuesit”,- thuhet në njoftim. 

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

turqia pershkallezon masat ndaj izraelit mbyll portet per anijet izraelite dhe vendos kufizime ne hapesiren ajrore 68b1cc657c0bf
Lajmi i mëparshëm

Turqia përshkallëzon masat ndaj Izraelit, mbyll portet për anijet izraelite dhe vendos kufizime në hapësirën ajrore

rikthimi ne gare per lipjanin shukri buja eshte amanet i shokeve ne hage 68b1d19038548
Lajmi i radhës

Rikthimi në garë për Lipjanin, Shukri Buja: Është amanet i shokëve në Hagë

Të fundit nga

ShkoLartë