policia rrugore e vlores paralajmeron shoferet per largimin e mjeteve nga rruga e re njoftimi i fundit 698c659581350

Policia Rrugore e Vlorës paralajmëron shoferët për largimin e mjeteve nga Rruga e Re: Njoftimi i fundit

February 11, 2026
1 minut lexim

Policia Bashkiake dhe ajo Rrugore në Vlorë këtë të mërkurë paralajmëruan për herë të fundit drejtuesit e mjeteve rrethqytetas, interurban dhe ndërkombëtar që të largojnë automjetet nga Rruga e Re, sipas vendimit nr. 106 të datës 23 dhjetor 2025.

Sipas këtij vendimi, mjetet duhet të zhvendosen drejt aksit që lidh Transballkaniken me autostradën e Vlorës. Disa shoferë që nuk respektuan udhëzimin u përballën me gjoba.

“Sipas vendimit me nr. 106, të datës 23 dhjetor 2025, mbi “përcaktimin e vendqëndrimit të mjeteve të transportit rrethqytetas, interurban dhe ndërkombëtar”, është përcaktuar zhvendosja e këtyre furgonave nga Rruga e Re në drejtim të aksit që lidh Transballkaniken me autostradën e Vlorës.

Ky vendim ka nisur të zbatohet, ku shumica e furgonave dhe autobusëve janë zhvendosur në aksin pranë paraburgimit, por ka edhe mjete të tjera të cilat, në kundërshtim me këtë vendim, qëndrojnë ende në Rrugën e Re.

Kjo gjë ka detyruar Policinë Bashkiake dhe atë Rrugore të dalin përgjatë kësaj të mërkure për një inspektim në zonë. Për shumë prej mjeteve që qëndronin në Rrugën e Re është bërë një këshillim i tyre mbi vendimin dhe vendin e ri ku duhet të qëndrojnë.

Paralajmërimi i fundit është ky nëse do të ketë përsëritje, këto mjete do të ndëshkohen me gjoba; ku sipas informacioneve, nuk do të ketë tolerime.

Përgjatë inspektimit nuk kanë munguar as gjobat për mjetet të cilat janë konstatuar në përsëritje të shkeljes. Është e disata ditë që efektivë të Policisë Bashkiake dalin për aksion në këtë segment.

Inspektime këto të cilat do të vazhdojnë edhe përgjatë ditëve në vijim”, thuhet në njoftimin e Këshillit Bashkiak.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

komiteti i ministrave te ke i heq imunitetin thorbjorn jagland permendi shqiperine ne dosjen epstein 698c64cb6a0e8
Lajmi i mëparshëm

Komiteti i Ministrave të KE i heq imunitetin Thorbjorn Jagland, përmendi Shqipërinë në dosjen Epstein

geci paralajmeron kthese politike seanca e ores 1700 mund te ndryshoje gjithcka 698c65b09c629
Lajmi i radhës

Geci paralajmëron kthesë politike: Seanca e orës 17:00 mund të ndryshojë gjithçka

Të fundit nga

ShkoLartë