policia reagon per protesten e mbremjes ne prishtine 6aaf73d427649

Policia reagon për protestën e mbrëmjes në Prishtinë

September 20, 2026
min lexim

Policia e Kosovës, ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur në Prishtinë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, duke thënë se PK’ja, është detyruar që të ndërmarr masa shtesë në hyrje të rrugëve të kryeqytetit dhe të ndalojë vozitjet të rrezikshme, të cilat e rrezikojnë jetën e pjesëmarrësve në trafik.

Në njoftim shtohet se, policia s’ka pasur asnjëherë për qëllim që të ndalojë, apo të pengojë pjesëmarrjen në protestë e as të pengojë qarkullimin e automjeteve të cilat drejtohen sipas rregullave të trafikut, por ka për qëllim të ndalojë vozitjet e rrezikshme, dhe të gjithë ata që bien ndesh me ligjin dhe rregullat e trafikut rrugor.

‘’ Me qëllim të mbarëvajtjes së sigurt të protestës e cila u mbajt sot në ora 21:00 në Prishtinë, dhe me qëllim të mbarëvajtjes së trafikut, si dhe parandalimit të aksidenteve të mundshme nga vozitjet e tilla të pakujdesshme e të rrezikshme, të cilat kanë ndodhur mbrëmë deri në orët e vona pas mesnatës, sot Policia është detyruar që të ndërmarr masa shtesë në hyrje të rrugëve të kryeqytetit dhe të ndalojë vozitjet e tilla të rrezikshme, të cilat e rrezikojnë jetën e pjesëmarrësve në trafik’’, thuhet nga ana e Policisë.

Postimi i plotë:

Angazhimet policore në mbarëvajtje të sigurisë dhe trafikut rrugor

Prishtinë, 19 shtator 2026

Policia e Kosovës, ashtu siç e ka bërë të ditur përmes njoftimit zyrtar të publikuar sot, e i cili i referohet protestës së mbajtur me datën 18.09.2026 në ora 21:00 në Prishtinë, se pas përfundimit të protestës nga disa persona ka pasur defilime me automjete, vozitje të rrezikshme, dalje mbi vetura, veprime këto të cilat kanë shfaqur rrezikim të pjesëmarrësve në trafik.

Me qëllim të mbarëvajtjes së sigurt të protestës e cila u mbajt sot në ora 21:00 në Prishtinë, dhe me qëllim të mbarëvajtjes së trafikut, si dhe parandalimit të aksidenteve të mundshme nga vozitjet e tilla të pakujdesshme e të rrezikshme, të cilat kanë ndodhur mbrëmë deri në orët e vona pas mesnatës, sot Policia është detyruar që të ndërmarr masa shtesë në hyrje të rrugëve të kryeqytetit dhe të ndalojë vozitjet e tilla të rrezikshme, të cilat e rrezikojnë jetën e pjesëmarrësve në trafik.

Policia e Kosovës nuk ka pasur anjëherë për qëllim që të ndalojë, apo të pengojë pjesëmarrjen në protestë e as të pengojë qarkullimin e automjeteve të cilat drejtohen sipas rregullave të trafikut, por ka për qëllim të ndalojë vozitjet e rrezikshme, dhe të gjithë ata që bien ndesh me ligjin dhe rregullat e trafikut rrugor.

Policia e Kosovës ri-përsërit se e njeh të drejtën e qytetarëve për protestë të qetë e demokratike, e po ashtu ri-përsërit falënderimet ndaj qytetarëve për bashkëpunim të ndërsjellët.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

goditet nga vetura ne qarkoren e shkupit rende plagoset 63 vjecari 6aaf08f0157ca
Lajmi i mëparshëm

Goditet nga vetura në qarkoren e Shkupit, rëndë plagoset 63-vjeçari

nato mirepret marreveshjen shba danimarke per sigurine e grenlandes 6aaf74b18ad30
Lajmi i radhës

NATO mirëpret marrëveshjen SHBA-Danimarkë për sigurinë e Grenlandës

Të fundit nga

ShkoLartë