policia parandalon kontrabanden me migrante ne jarinje 68ac13220b820

Policia parandalon kontrabandën me migrantë në Jarinje

August 25, 2025
1 minut lexim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së diel ka ndaluar në tentim kontrabandimi me migrantë te paligjshëm, afër pikëkalimit kufitar të Jarinjes.

Sipas policisë,në autobusin me targa (NP), i linjës Mitrovicë–Beograd, është konstatuar se në katin e parë të autobusit ndodheshin tetë udhëtarë të rregullt të regjistruar në listën zyrtare, ndërsa në katin e dytë u gjetën 18 shtetas të huaj, të paregjistruar dhe pa të drejtë hyrjeje apo kalimi në territorin e Republikës së Kosovës.

Hetimet e para dhe intervistat me personat përgjegjës, sipas policisë, tregojnë një përpjekje të qëllimshme për kontrabandim të migrantëve.

“Pronari i kompanisë, G. A., dhe shoferi B. D., kanë tentuar të shmangin përgjegjësinë, por provat dhe verifikimet tregojnë përfshirje direkte në organizimin e transportit të migrantëve në mënyrë të paligjshme”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Nga verifikimi i dokumenteve rezulton se:

-Pesë shtetas palestinez kishin hyrë në Kosovë me pasaporta jordaneze përmes Aeroportit të Prishtinës më 23.08.2025.

-Gjashtë shtetas nga Bangladeshi posedonin viza pune, por ishin subjekt i vendimeve për largim nga Kosova.

-Shtatë shtetas egjiptian kishin hyrë në Kosovë përmes Shqipërisë dhe synonin kalimin në Serbi dhe më tej drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Te dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe janë dërguar në mbajtje. Viktimat janë trajtuar sipas procedurave ligjore nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e Policisë së Kosovës

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

serie a atalanta e nis me frena dore como befason lazio n 68ac131bb4ab8
Lajmi i mëparshëm

Serie A, Atalanta e nis me “frena dore”, Como befason Lazio-n

sot i jepet lamtumira e fundit artur zhejit homazhet per gazetarin do te mbahen te universiteti i arteve te bukura 68ac13c571f7d
Lajmi i radhës

Sot i jepet lamtumira e fundit Artur Zhejit, homazhet për gazetarin do të mbahen te Universiteti i Arteve të Bukura

Të fundit nga

ShkoLartë