policia operacion ne sarande zbulohet nje skaf i vjedhur ne greqi u nxor nga deti me vinc ne kerkim autoret 68623ec884517

Policia operacion në Sarandë/ Zbulohet një skaf i vjedhur në Greqi, u nxor nga deti me vinç! Në kërkim autorët

June 30, 2025
1 minut lexim

Policia e Sarandës ka zhvilluar një operacion të vazhdueshëm 24-orësh për identifikimin dhe kapjen e autorëve të një vjedhjeje të ndodhur në brigjet greke.

Dyshohet se mjeti lundrues është vjedhur në zonën e Igumenicës dhe, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, ai është gjetur në territorin shqiptar.

Skafi është lokalizuar dhe sekuestruar në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku ishte transportuar me kamion pasi ishte nxjerrë më parë nga deti me ndihmën e një vinçi.

Sipas burimeve policore, është identifikuar dhe ndaluar drejtuesi i vinçit, shtetasi E. D., banues në fshatin Gjashtë.

Hetimet vijojnë me intensitet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të dokumentuar në mënyrë të plotë këtë ngjarje.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

komunikacioni ne maqedoni frekuence e shtuar e makinave ne tabanoc dhe bogorodice 686235685340c
Lajmi i mëparshëm

Komunikacioni në Maqedoni, frekuencë e shtuar e makinave në Tabanoc dhe Bogorodicë

mbappe do te luaj ndaj juventusit por ende ka nje dyshim nese do te jete titullar 68623f3fee796
Lajmi i radhës

Mbappe do të luaj ndaj Juventusit, por ende ka një dyshim nëse do të jetë titullar

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë