policia ne peje sekuestron motocikleta dhe ndeshkon 62 kundervajtes 687e670e414f2

Policia në Pejë sekuestron motoçikleta dhe ndëshkon 62 kundërvajtës

July 21, 2025
1 minut lexim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përmes Stacionit Policor Pejë dhe Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor, ka vazhduar me intensitet zbatimin e planit operativ “Motoçikletat 2025”, më datat 19 dhe 20 korrik në qytetin e Pejës.

Sipas njoftimit, gjatë këtij operacioni janë sekuestruar disa motoçikleta dhe janë shqiptuar gjithsej 62 gjoba për kundërvajtje të ndryshme si: mungesë e patentë shoferit, mungesë e kategorisë përkatëse, drejtim i mjetit të paregjistruar dhe shkelje të tjera të ligjit.

Policia njofton se aktivitetet në kuadër të këtij plani do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj shkelësve të rregullave të komunikacionit, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e veçanërisht drejtuesit e motoçikletave, që të respektojnë rregullat e komunikacionit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndermarrja publike ujesjellesi dhe kanalizimi kujdes dhe efikasitet gjate perdorimit te ujit 687e6388dc2c2
Lajmi i mëparshëm

Ndërmarrja Publike, Ujësjellësi dhe Kanalizimi: Kujdes dhe efikasitet gjatë përdorimit të ujit

albina sqarohet pas reagimit viral ndaj eglit me vjen keq per ata qe 687e6839849b5
Lajmi i radhës

Albina sqarohet pas reagimit viral ndaj Eglit: Më vjen keq për ata që…

Të fundit nga

Ushtria e Kosovës në provën finale

Pushtetet janë ndërruar, ashtu edhe komandantët, por ideja e ushtrisë ka mbetur. Në një skenë politike shpesh të përçarë, ndërtimi i Ushtrisë së Kosovës është një nga proceset e rralla që ka

Nuk ndalen lajmet e këqija për Napolin

Scott McTominay ka shumë pak gjasa të luajë në çerekfinalen e ardhshme të Kupës së Italisë të Napolit kundër Comos, pasi synohet që ai të rikuperohet plotësisht për ndeshjen e madhe të
ShkoLartë