policia ndeshkon 33 shofere nen ndikim te alkoolit 6949a651193bd

Policia ndëshkon 33 shoferë nën ndikim të alkoolit

December 22, 2025
1 minut lexim

Gjatë kësaj jave, Policia e Kosovës në kuadër të planit ROADPOL 2025, ka shtuar prezencën dhe kontrollet në të gjitha rrugët e vendit, me fokus të veçantë në kontrollin e shoferëve për përdorim të alkoolit, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimit të aksidenteve.

Sipas raportit policor, njësitë e trafikut rrugor kanë realizuar 996 pika kontrolli, gjatë të cilave janë kontrolluar 304 shoferë, ndërsa 33 prej tyre janë konstatuar duke drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit.

Ndaj të gjithë shoferëve të konstatuar në kundërshtim me ligjin janë ndërmarrë masa të rrepta ligjore, në përputhje me procedurat në fuqi.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aktivitete të tilla do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim, me qëllim të rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne mungese te makinerise luftarake ruset perdorin kuajt per sulme e pesojne keq nga operatoret ukrainas te droneve 69499f73ecf81
Lajmi i mëparshëm

Në mungesë të makinerisë luftarake, rusët përdorin kuajt për sulme – e pësojnë keq nga operatorët ukrainas të dronëve

zara larsson shfaq linjat perfekte gjate pushimeve ne miami 6949a7a0ba151
Lajmi i radhës

Zara Larsson shfaq linjat perfekte gjatë pushimeve në Miami

Të fundit nga

ShkoLartë